Daniela Shirka, gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda dhe gjyqtari i Apelit të Tiranës Artur Kalaja kanë kaluar sot sitën e vettingut, duke u konfirmuar në detyrë.
Shirka është emocionuar shumë nga vendimi, pasi Komisioni konstatoi mungesë burimesh në blerjen e një apartamenti në vitin 2012 si dhe ngriti pikëpyetje mbi mundësinë financiare të një huadhënësi, që gjithashtu kishte kontribuar me 2 milionë lekë në blerjen e apartamentit. Në foto shihet se si gjyqtarja është përqafuar për të pranishëm në sallë, ndërsa shfaqet e përlotur.
Po sot gjykatësja Shirka duhet të ishte në procesin kundër Arbër Çekaj, biznesmenit të bananeve i akuzuar për 613 kg kokainë të gjetur në kontejnerë në portin e Durrësit. Pas konfirmimit në detyrë, Shirka ka shkuar e buzëqeshur dhe e qetë në gjykatën e Krimeve të Rënda, megjithatë seanca është shtyrë për disa arsye të tjera.
Pas vendimit, gjyqtari Artur Kalaja është takuar me të afërm të tij dhe duket i lehtësuar. ©Lapsi.al
E KUPTONI TANI SE ÇDO TE THOTE TE JESH I GJYKUAR OSE ME KEQ AKOMA I PARAGJYKUAR ?
E KUPTONI SE SI LOZNI JU ME GJENDJEN EMOCIONALE DHE ME ÇAPEN E BUKES SE MILETIT ?
pa vetingu ka dhe ane emocionale, njerezore, nuk eshte thjesht ceshtje partish por ceshtje parimesh drejtesie
sa bukur kane dale ne foto
dmth pirdhi mu ne te
Ju Qifsha robt obijt e komunisteve sva qim ropt ne 90 tani komandoni prap