• |
ide | kryesore

Prokuroria e çon para gjyqit, Basha flet për herë të parë për akuzat

Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar vendimin e prokurorisë për ta çuar para gjykatës për falsifikim dokumentesh. Në një prononcim për mediat pas takimit me të rinjtë e Krujës, Basha tha se 90% të akuzave e kishin rrëzuar vetë prokurorët dhe atë që ka mbetur do të rrëzohet në gjykatë.

“Sot 90% e gënjeshtrës u rrëzua dhe 10% do të rrëzohet në gjykatë. Pra, sot dolën provat që prokuroria ishte përdorur nga Edi Rama për të fabrikuar gënjeshtra që as vetë nuk i beson dhe u detyrua të tërhiqej nga gënjeshtrat, me të cilat operoi për dy vite me radhë.

Tha që kishte prova për pastrim parash vetëm për të hequr vëmendjen nga skandalet e dosjes “339”, që publikoi gazeta “Bild”. Vetëm për këtë arsye fabrikoi këtë akuzë.

Tha që kishte dokumente për para ruse dhe e vetmja gjë që prodhoi ishte tërheqja me turp nga këto akuza. Nuk prodhoi asnjë dokument për këtë akuzë qesharake dhe të turpshme, me të cilën u detyrua të gënjente opinionin publik për dy vite me radhë.

Tha që kishte dokumente hetimi kundër PD dhe i vetmi dokument hetimi është dokumenti i Bilalit” – tha Basha.

“E vetmja gjë që mund të them sot është se 90% e gënjeshtrës sot është çmontuar para gjithë shqiptarëve. Prokuroria është detyruar të pranojë gënjeshtrat, të cilat i fabrikoi për shkak të presionit politik të Edi Ramës dhe atë 10%, me të cilën ka çuar dosjen në Gjykatë, do të çmontojmë në gjykatë,” – tha Basha. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Prokurorja imeraj e tahirit qenka kthyer me ramen,keshtu thote lulzimja,por ristani thote qe do ti shkoje deri ne fund kesaj afere te bashes,lulu dardha e ka bishtin mbrapa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *