• |
ide | kryesore

Qeshën me deklaratën e reperit T.I, prezantueset kërkojnë falje

Paparazzi, Slider



Deklarata e T.I në episodin “Life Hacks” në podcast-in “Ladies Like Us”, ka tronditur të gjithë ata që e dëgjuan dhe gjithë të tjerët që u ra në vesh më vonë.

Ai u shpreh se shoqëron vajzën 18-vjeçare te gjinekologu për t’u siguruar që “himeni i saj është i paprekur”. Deri tani, T.I nuk ka reaguar, por moderatoret të cilat qeshën kur dëgjuan të thoshte këto fjalë.

rë më parë, vajzat që drejtojnë podcast-in “Ladies Like Us” kanë kërkuar ndjesë publike në Instagram, në emër të gjithë atyre që kritikuan reagimin e tyre. Vajzat e justifikuan të qeshurën e pavend si “reagim të shpejtë”, të bërë pa u menduar.

“Për këdo që është nervozuar, inatosur apo lënduar nga reagimi ynë rreth asaj çështjeje të sikletshme. Ishim komplet të papërgatitura, të shokuara, por tani që kthejmë kokën pas, duhet të kishim reaguar ndryshe në atë moment.

Komentet që u bënë dhe reagimi që pasoi nuk janë një reflektim i pikëpamjes tonë personale rreth asaj teme. Ne i mbështesim, i duam gratë dhe e ndjejmë kur themi që me trupin e tyre mund të bëjnë ç’të duan.

Nuk kishte asnjë lloj tendence për asnjë palë dhe ndihemi tmerrësisht keq për gjithë incidentin e ndodhur. Ne s’jemi perfekte, por e marrim përsipër gjithë përgjegjësinë e  mungesës së veprimit dhe jemi vazhdimisht duke mësuar. E dimë që kjo falje nuk zgjidh gjë, por ne jemi pro diskutimeve- ky është qëllimi i podcast-it tonë.”- shkruajnë ato.

Tani, njerëzit presin që reperi të kërkojë falje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *