• |
ide | kryesore

Ristani flet për akuzën e prokurorisë: E vërteta e kontratave të lobimit në SHBA

Lajme, Të fundit

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani deklaron se nuk ka asnjë lidhje me akuzën e ngritur nga prokuroria për ‘falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve’ në lidhje me dokumentin për deklarimin e shpenzimeve të PD-së në KQZ. I ftuar në emisionin “Java”, në RTSH, Ristani tha se që të falsifikosh një dokument duhet të falsifikosh përmbajtjen, firmën dhe vulën. Ai theksoi se personalisht as nuk ka hartuar përmbajtjen, as nuk e ka vendosur firmën dhe as nuk ka vendosur vulën në atë dokument.

“Para disa kohësh prokuroria e shkallës së parë në Tiranë, ka nisur hetimet për Ilir Dervishin me cilësinë e kryefinancierit të PD, mua si sekretar i Përgjithshëm dhe kreun e PD-së, Lulzim Basha. Akuza e prokurorisë në fillim lidhej me akuzat për pastrim të parave që rrjedhin nga një veprimtari kriminale si dhe për falsifikimin e dokumentit zyrtar. Bëhet fjalë për dokumentin mbi bazën e të cilit PD-ja, deklaron shpenzimet zgjedhore. Bëhet fjalë për zgjedhjet e vitit 2017.

PD-ja ka bërë deklarimin si çdo parti tjetër në KQZ për shpenzimet elektorale. Këto deklarime janë bërë sipas rregullit, që vepron edhe mbi bazën e një statuti të brendshëm. Sipas statutit të PD-së ka një bord financiar i zgjedhur nga Këshilli Kombëtar i PD. Bordi është i varur nga kryesia e PD dhe nuk ka varësi nga Sekretari i Përgjithshëm. Sekretari i Përgjithshëm ndihmohet nga sekretarët funksionalë si nga sekretari me partitë partnere, sekretari i burimeve njerëzore, por nuk ka sekretar financiar.

PD ka pasur një kontratë për lobim në SHBA. Unë me këtë rast jam njohur vetëm pasi ky rast u bë publik. Partia Demokratike i ka dërguar një shkresë ligjore ku i sqarohet prokurorisë, se e ka bërë deklarimin për shpenzimet e fushatës zgjedhore dhe për vitin financiar duke qenë se ishte fundi i vitit 2017 i bëmë me dije se ne buxhetin e brendshëm të vitit të ardhshëm e bënim në fillim të vitit 2018.

Prokuroria nga deklarata e Nik Muzinit, kreut të firmës lobuese amerikane ‘Muzin Capitol Partners’, vlerësoi se nga 675 mijë dollar të dhënë, 25 mijë dollarë ishin të deklaruara, 150 mijë dollarë ishin të ardhura nga Skocia si dhe 500 mijë dollarë janë dhënë cash. Prokuroria pretendon që këtë 500 mijë dollarëshin që është dhënë kesh pse nuk e kemi deklaruar te Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Prokuroria më pas e ka pezulluar akuzën për pastrim të parave që rrjedhin nga një veprimtari kriminale dhe ka lënë vetëm akuzën për falsifikimin e dokumentit zyrtar. Tani që të falsifikosh një dokument duhet o të falsifikosh përmbajtjen, ose firmën, ose vulën. Unë personalisht as nuk e kam hartuar përmbajtjen, as kam vendosur firmën dhe as kam vendosur vulën” – tha ish-sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani. ©LAPSI.al

2 Comments

  1. Nuk e kuptoj akoma cfare kane paguar me gjithe keto lek????? Dmth ca malli apo sherbimi dhe pse????? Keta te PD si puna e atyre te llastuarve ne dhermi qe marrin nje shishe dom perignom 2000 eur kot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu