• |
ide | kryesore

Rrahën punëtorin te Astiri, procedohen 9 persona

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia ka proceduar 9 persona ne lidhje me sulmin me gurë dhe sende të forta ndaj punonjësve të IKMT-së dhe punonjësve të Policisë. Ngjarja ndodhi diten e djeshme në rrugën “Teodor Keko”.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 07.11.2019, në rrugën “Teodor Keko”, Tiranë, rreth orës 10:45, një grup personash, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me gurë e sende të forta punonjësit e IKMT-së dhe punonjësit e Policisë, të cilët ishin duke bërë njoftimin e bizneseve që preken nga projekti i rrugës.

Si pasojë e sulmit me gurë dhe sende të forta mbetën të plagosur 4 punonjës të IKMT-së dhe 1 punonjës i Policisë. Gjithashtu, gjatë sulmit me gurë e sende të forta ndaj punonjësve të IKMT-së dhe punonjësve të Policisë, është dëmtuar edhe një automjet i Policisë.

Në lidhje me ngjarjen, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në përfundim të veprimeve të para hetimore, bazuar edhe në pamjet filmike, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh.S., 50 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim dhe vijon puna për kapjen e 7 shtetasve: J.M., S.H., F.D., V.D., L.K., Sh.N. dhe G.S., të cilët pas sulmit mbi punonjësit e IKMT-së dhe të Policisë janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Në vijim të veprimeve u procedua penalisht në gjendje të lirë edhe shtetasi E.D., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Shkatërrim prone”, “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “Goditje për shkak të detyrës”, në ngarkim të shtetasve Sh.S., J.M., S.H., F.D., V.D., L.K. dhe Sh.N., si dhe në ngarkim të shtetasit G.S., për veprat penale “Thirrje publike për veprime të dhunshme”, “Shkatërrim prone”, “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “Goditje për shkak të detyrës”.



7 Comments

  1. KETA QE PROCEDOHEN JANE HEROJ QE ME VETEMOHIM PO MBROJNE VATRAT E TYRE. ,ATA JANE MODELI QE TE RIJTE DUHET TE NDJEKIN, ,ATA JANE SIMBOLET ME TE CILET DUHET TE KRENOHEMI. NUK KA RENDESI A DO FITOJNE APO JO. ATA EDHE MUND TE HUMBASIN BETEJEN SEPSE AJO ESHTE BILANC FORCASH , POR BETEJEN MORALE E KANE FITUAR TASHME JO GJITHMONE DAVIDET FITOJNE MBI GOLIATHET POR AMA GJITHMONE DUHET TE KETE DAVIDE,

  2. Po Po vlera kane qe godasin njerzit e shkret qe punojne me mbajt familjen e buk ! Po Shikoni ca Kafshesh pyjesh jane policen Ina e kam Pa gishta kete punojsin e sakatuan dhe na paskan vlera kto! Po Shiko ku i ndertojne shpit kot me kot kush ka mdertu me leje te mar demshperblim te tjeret se kuptoj ca kerkojne?

  3. Me cdo vend te botes nese shteti ka plan urbanistik per permisimin e jetes në qytet ather banoret shperngulen dhe demshperblehen te tjeret strehohen në Banesa sociale Ose ju jepet kredi e bute! Po kjo gje sesht normale kto njerez Po vrasin punonjes rob te trash sjua ka fajin asnje punonjes as policet as kto te IKmt ! Kerkoni Te drejtat tuaja Bashkise dhe ministrise se infrastruktures mos dhunoni dhe plagosni njerzit pa lidhje në kete histori! Te gjithe ne dime Te ndertojme Vila e shtepi pa leje por e dime se do prishen e njohim ligjin

  4. aAta qe paguhen per ta mbrojte popullin me paret e popullit,dhe shkojne e prishin shtepite qe dikush te shtoje xerot pas milianave ,te nxjerrin jashte sivellezerit e tyre,te shkretojne jeten e qindra familjeve ne sherbim te nje afere korruptive te provuar tashme,duhet ti therrasin ndergjegjes e te mos behen vegla qorre ne duart e te paudheve.Njehere ua kane prishur shtepite per hidrocentral ,tani per korrupsion.Ata e kane bere kurbanin e tyre per shqiperine duke dhene ckane pasur me te shtrejte,po keta qeveritare cfare i kane dhene shqiperise qe marrin gjithecka pa dhene asgje.

  5. Kane vjedhur se ne i kemi votuar dhe i kemi lejuar te na vjedhin duke na nxjere” te fortit” perpara. Pra horrat e rruges.

  6. Ti komentuesi i pare , per cilet heronj e ke fjalen o plehre!?
    Per ata kriminele qe mbrojne vatrat e tyre duke vjedhur, vrare dhe shkateruar vatrat dhe pronat e familjeve te ndershme.
    Ju mund te jeni cdo gje por vetem shqiptare nuk jeni dhe po na detyroni te behemi rraciste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *