• |
ide | kryesore

Skandali/ 3 pedagogë, një polic, një avokat dhe një zyrtar abuzuan me një të mitur

Lajme, Të fundit



Prokuroria e Prishtinës ka ngritur akuza ndaj 6 personave të akuzuar për abuzimin seksual të një 16-vjeçareje në Drenas. Tre profesorë të saj, një avokat, një rreshter policie dhe një zyrtar i Qendrës për Punë Sociale kanë abuzuar seksualisht të miturën. Dosja e përdhunimit të së miturës me iniciale A.G. ka shkuar atshmë në gjykatë.

Në aktakuzë thuhet se fillimisht ka qenë profesori i Informatikës në gjimnazin “Skënderbeu”, Shkëlzen Xhekaj që ka kryer marrëdhënie intime me të miturën për një vit, prej shtatorit 2016 deri në shtator të vitit 2017.

“Pas shumë insistimeve në një mbrëmje dalin dhe takohen në afërsi të një autolarje në fshatin Poklek i Ri dhe pasi e dëmtuara hynë në veturën e të pandehurit “Opel Corsa”, shkojnë në afërsi të stadiumit “Rexhep Rexhepi” në Gllogoc, ku në ulëset mbrapa të kësaj veture, pa dëshirën e të dëmtuarës, me të njëjtën ka pasur marrëdhënie seksuale, kjo edhe ka qenë marrëdhënia e parë seksuale e saj”, – thuhet në raportin e akuzës.

Vajza ka shkuar në polici, por ka rënë nga shiu në breshër pasi rreshteri Vesel Veseli e ka kërcënuar me historinë me profesorin dhe abuzon edhe vetë.

“Kur e dëmtuara ka dal për herë të parë të takohet me të pandehurin, e ka marrë me veturën e tij “Mercedes”, ngjyrë hiri, e ka dërguar në motel në Suharekë, ku janë vendosur në dhomën nr. 5, në katin e parë të këtij moteli dhe aty pa dëshirën e të dëmtuarës, e ka detyruar që të ketë marrëdhënie seksuale me atë, kurse lidhja e tyre ka vazhduar deri në nëntor të vitit 2018” – thuhet në raport.

Sipas prokurorisë edhe avokati Gazmend Halilaj, ka pasur raport të afërt me të miturën.

“I pandehuri ka filluar që ta josh të dëmtuarën A. G të datëlindjes 19.06.2000, aq shumë ku e dëmtuara me kërkesë të pandehurit me datë 29.11.2017 i dërgon fotografi nudo të saj duke përfshirë edhe fotografinë ku shihet organi gjenital i saj dhe me të njëjtin shkëmbejnë biseda të shumta intime, ku në një rast i pandehuri i thotë viktimës “Që ditën e diel do të vijmë në zyrë për të kryer marrëdhënie seksuale”, – thuhet në raportin e prokurorisë.

Në këtë çështje është përfshirë edhe Fatmir Caraku, profesor i artit në shkollën “Rasim Kiqina” dhe profesori tjetër, 59-vjeçari Ibrahim Rexhepi që jep mësim në gjimnazin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. Nga ky varg i personave të akuzuar nuk ka shpëtuar as punëtori në qendrën Sociale në Drenas, Hysen Hoxha. Të gjithë këto të dhëna prokuroria i ka nxjerrë pas ekzaminimit të telefonit të së miturës A.G. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *