• |
ide | kryesore

Tensionet me Iranin/ Shqipëria bëhet pjesë e koalicionit për mbrojtjen e ujërave të Gjirit Persik

Arkiva, Lajme, Të fundit



Shqipëria i është bashkuar forcave të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në operacionet detare për mbrojtjen e transportit në ujërat e Gjirit Persik. Këto operacione nisën pas një sërë sulmesh mbi cisternat e naftës për të cilat Washingtoni dhe vendet e saj aleate fajësojnë Iranin.

Pak ditë më parë Ambasada Amerikane në Tiranë njoftonte se Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mirëpret pjesëmarrjen e Shqipërisë në Koalicionin e Sigurisë Ndërkombëtare Detare (IMSC).

“Shqipëria është vendi i shtatë që i bashkohet kësaj përpjekje të rëndësishme shumëkombëshe për të siguruar lirinë e lundrimit dhe rrjedhën e lirë të tregtisë përmes rrugëve detare kryesore në Lindjen e Mesme. Shqipëria iu bashkohet Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar, Australisë, Mbretërisë së Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit për të kontribuar në IMSC. Liria e lundrimit është një normë ndërkombëtare jetike për mbrojtjen e së cilës komuniteti ndërkombëtar duhet të punojë së bashku.” thuhet në deklaratën e Ambasadës Amerikane.

Anijet cisternë me naftë do të shoqërohen përmes Ngushticës së Hormuzit, arterie kryesore kjo për transportin e naftës së Lindjes së Mesme. Zëvendës Admirali Jim Malloy, komandant i forcave detare amerikane në Lindjen e Mesme, tha se Operacioni Sentinel është një masë mbrojtëse që synon mbrojtjen e ujërave të Gjirit. “Modeli operacional i Sentinel synon të shmangë kërcënimet, por jo të kërcënojë”, tha ai gjatë një ceremonie në qendrën e komandës së IMSC.



7 Comments

  1. po ja cani shume k.. iranit
    apo harruat qe kur donim te hynim ne nato plasi gerdeci
    ka 1000 gjera qe jane fshehur keto 30 vjet nga media
    iranin i duhet te nxjerre nja 2-3
    ta shikoni sa e dhimbshme do jete

  2. Ka ndopak heroine nga irani qe jane sulur cakenjte per te ” mbrojtur” ujrat?! Aman vetem ameriken mos na i lini vetem se ku do mbytet pa ju e pa liderin tuaj. Kellirat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *