• |
ide | kryesore

Tirana ndryshoi trajner, Ahmataj dy pikë më pak se Mema: “Në 3 ndeshje kemi marrë vetëm 1 gol”

Sport



Me tre ndeshje nuk gjykohet askush, por nëse Tirana ka menduar të ndryshojë drejtimin e pankinës për të përmirësuar situatën në renditje, apo nivelin e performancës, tre javët e para nuk i kanë dhënë të drejtë. Julian Ahmataj ka marrë dy pikë më pak se Ardian Mema, që u largua për mungesë rezultatesh dhe pasnesër rrezikon të shohë kreun më larg se asnjëherë më parë në 11 javët e para të Superiores.

Ahmataj e nisi me fitore në Gjirokastër me Luftëtarin, për të pasuar me dy barazime me Teutën e Vllazninë. Pikërisht ky rezultati i fundit e diferencon me Memën, që grumbulloi 7 pikë në tre të parat, kundër 5 të elbasanasit. Bardheblutë e Memës nuk pësuan asnjë gol në këto ndeshje, duke shënuar +5 golavarazhin, ndërsa Ahmataj ka pësuar 1 e ka shënuar 4 për një plusvalencë prej tre golash, që e sheh si arritje, duke harruar ose duke mos bërë llogari që trajneri i mëparshëm kishte bërë edhe më mirë: “Edhe në fazën e parë mblodhëm 14 pikë, ndërkohë që fazën e dytë kemi mbledhur 5 pikë. Na ngelet detyrë të fitojmë. Në 3 ndeshje kemi marrë vetëm 1 gol. Ekuilibrat mbrojtëse në këtë ndeshje u prishën. Kjo gjë duhet rregulluar” ishte shpjegimi i shpejtë pas ndeshjes i teknikut.

SKEDA E TRAJNERËVE

Ardian Mema                                    Julian Ahmataj
Tirana 3-0 Luftëtari                         Luftëtari 0-3 Tirana
Tirana 0-0 Teuta                              Teuta 1-1 Tirana
Vllaznia 0-2 Tirana                          Tirana 0-0 Vllaznia

Natyrisht në disfavor nga Mema është fakti që dy në tre ndeshje i ka luajtur jashtë fushe, por në 6 ndeshjet e mbetura të fazës së dytë Ahmataj duhet të bëjë edhe 3 fitore minimalisht për ta barazuar kuaotën e Memës. Aspak e pamundur kur flitet për Tiranën, por jo nëse justifikimi për mungesën e rezultatit është shiu: “E kemi pasur të pamundur t’i zhvillojmë në fushë goditjet standarte. I kemi përdorur vetëm duke i parë në video. Shiu na është bërë pengesë. Fusha ka qenë me ujë, e ka bërë të pamundur, praktikimin e këtyre skemave” deklaroi tekniku pas barazimit në Selman Stërmasi me Vllazninë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *