• |
ide | kryesore

Tritoli në Dibër, një vit më parë Gazmir Kosiqit i vranë djalin

Arkiva, Lajme



Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Maqellarë të Dibrës. Mësohet se lënda shpërthyese ishte vendosur në murin e banesës së shtetasit Gazmir Kosiqi.

Këtij të fundit vetëm një vit e gjysmë më parë i vranë në derën e shtëpisë djalin e tij Elsi Kosiqin, i cili ishte pronari i një hoteli në Dibër.

Nga shpërthimi i sotëm nuk ka pasur persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen. 32 vjeçari u vra me armë zjarri në derë të banesës së tij në Maqellarë më 20 mars 2018.

Ai u qëllua të paktën tre herë me pistoletë nga persona ende të paidentifikuar pasi kishte dalë nga makina dhe po shkonte të mbyllte portën e shtëpisë.

Në atë kohë kanë vepruar edhe ekzekutoret, që siç duket kanë qenë duke e pritur.

Pas krimit, autorët e kanë pasur të lehtë të largohen me shpejtësi, pasi banesa e 32 vjeçarit është shumë pranë rrugës kryesore.

I riu sapo ishte kthyer nga Maqedonia kur u ekzekutua. Kosiqi mësohet se ka në pronësi një hotel pranë llixhave të Dibrës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *