• |
ide | kryesore

Video/ Largon topin në linjë: Malota shpëton Vllazninë në shtesë, Hygor e Ngo’o barazojnë shtyllat

F1, Sport, Video



Renato Malota ndërhyn mbi vijën e portës për ti mohuar Tiranës golin që do të kishte qenë i fitores. Është imazhi i pikës entuziaste të Vllaznisë dhe dëshpërimit bardheblu. Nuk ka fitues klasikja e futbollit shqiptar, që ka dhuruara shumë emocione, përkundër heshtjes së shkallëve të Selman Stërmasit, që kishte mbylluar dyer për ndeshjen e fundit dënim të Tiranës. Ahmataj sheh skuadrën të krijojë stabilitet në prapavijë, por shkon në barazimin e dytë radhazi. Vllaznia e Jonuz tregoi se është nga ato ekipe që nuk vijnë për shëtitje.

0-2 e fazës së parë dukej shumë larg me performancën e skuadrave më shumë se në ekuilibër. Hygor në kabinën e regjisë iluminoi jo pak me stilin brazilian të lojës mekanizmin e Jonuz, që me Sinjo e Maranhao kishte ritme samba. Ahamtaj bëri vetëm zëvendësimet e detyruara Imami e Kale për Hoxhallarin e Torassa të skualifikuar, por në një ndeshje me përmbysje frontesh e hapësira të lejuara drithërimën e vërtetë e ndjeu tekniku elbasanas kur pa goditjen e Hygor të përplaset në traversë në minutën e 21.

Tirana kishte rastet e veta, gradualisht e rriti lojën, por meritën e pati të kundërpërgjigjet zjarr me zjarr: në të 24 Batha teston reflekset e Sherrit, që në fakt do të jetë protagonisti absolut i ndeshjes, me ndërhyrje vendimtare, që i mohuar të paktën në tre raste golin kryeqytetasve: e provoi pa fat edhe Vangjelli në të 27 e Edon Hasani në të 85. E megjithatë mundësinë më të bukur e kishte Ngo’o, por anglezi barazoi vetëm shtyllat dhe nuk prishi ekuilibrat në minutën e 53.

Tirana dështon të mbajë nën presion Partizanin e Bylis, që tashmë me një fitore do të mund të shkëputen nga ndjekësit. 19 pikë për bardheblutë e Ahmatajt, që mund ta shohin për herë të parë kaq larg kreun (5 pikë larg nëse Partizani fiton në Vlorë). Nuk fiton përsëri Vllaznia, por Jonuz del nga Tirana me një pikë të cmuar, që e con në 16 kuotën e kuqebluve, të cilët shpresojnë vetëm që Skënderbeu mos të fitojë në Ballsh për ti lënë pas në renditje në vendin e 8.



1 Comment

  1. Nje skuader qe nuk ka aftesine per te bere gol nuk mund te pretendoje per titull. Mbrojtja e Tiranes eshte normalizuar por mes fusha e sidomos sulmi le per te deshiruar. Halili si sulmues eshte problem i madh per trajnerin e Tiranes sepse eshte djali i presidentit!!!. Tirana ka nevoje per sulmues qe te bejne gola.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *