• |
ide | kryesore

Zidane replikon: “Leonardo të thotë ç’të dojë, Mbappé ëndërron Madrid”

Sport



“Mua më ka thënë gjithnj se një ditë do ti pëlqente të luante për Real Madrid. Do të jetë ai që do të vendosë për të ardhmen e tij”. Zinedine Zidane i përgjigjet kështu Leonardos e, në konferencën për shtyp përpara sfidës në fushën e Eibar, ka folur hapur për të ardhmen e Kylian Mbappé, që shumë e shohin larg nga Parisi e Psg; “Leonardo mund të thotë çfarë të dojë”, ka shtuar tekniku francez.

Debati në distancë mes teknikut të Blancos e ish-drejtuesit të Milan vazhdon. Pas kërkesës së drejtorit sportiv të Paris Saint-Germain për të “lënë të qetë” sulmuesin, në konferencë për shtyp Zidane ka dhënë një mesazh të ri, që konfirmon qëllimet për të sjellë francezin në Casa Blanca.

Ndërkohë, sipas L’Equipe, klubi parisien po mendon për rinovimin e kontratës së Mbappé, për të cilin, sidoqoftë, nuk ka mbërritur asnjë ofertë konkrete. Rinovimi i kontratës së baby fenomenit, në anët e Parc des Prince, ka prioritetin edhe përpara asaj të Neymar, që do të skadojë në 30 qershorin e sezonit të ardhshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *