• |
ide | kryesore

A ishte Redjan Rraja autor i atentatit të Shkozetit. Alibitë e të akuzuarit

-Instant, Të fundit



Redjan Rraja nuk është dakord me masën e sigurisë së caktuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda, dhe do ta kërkojë lirimin në Apel.

I akuzuar për atentatin e Shkozetit ndaj prokurorit të Durrësit, Arian Ndojës, Pëllumb Muharremit dhe Andi Malokut që ka ndërruar jetë, Raja i mbahet pohimeve të dhëna në prokurori se ndaj tij nuk ka asnjë provë.

Prokuroria thotë që lidhja të dyshuarint me atentatin, bëhet përmes gjurmëve të gishatve që u gjendën në syzet e tij Armani të cilat i kishte harruar në veturën nga u krye krimi dhe qelizave telefonike të tij, që tregojnë vendndodhjen në momentin kur u zhvillua atentati në mbikalimin e Shkozetit.

Por ashtu si Rraja edhe avokati i tij Besnik Çerekja, i ka mohiuar këto akuza. Duke dalë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ku kishte kërkua që t’i bëheshin të ditura të gjitha aktet me të cilat synojnë të provojnë se klienti i tij ka pasur lidhje me ngjarjen kriminale, ai ka thënë: “Klienti im nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen, nuk ka asnjë lidhje me gjurmët e gishtave të pretenduara te syzet dhe me të gjithë njerëzit e përfshirë në këtë histori”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *