• |
ide | kryesore

Aksident me vdekje në aksin Lezhë-Shkodër (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar pasditen e sotme në aksin Lezhë-Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur tek vendi i quajtur “Kryqëzimi i Balldrenit”, ku mjeti me drejtues shtetasin M.Sh., është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin Zef Stenaj, 61 vjeç,banues në Torovicë të Lezhës, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit M.Sh, është shoqeruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu