• |
ide | kryesore

Chelsea, Lampard rrëfen fiksimet e tij të çuditshme përpara një ndeshjeje

Sport



Frank Lampard, trajnerit të Chelsea duke folur për “Guardian” ka rrëfyer se është shumë supersticioz.

Të nxjerrësh qenin shëtitje, të dalësh me biçikletë dhe të shijosh një pjatë të mirë me pasta përpara ndeshjes. Përndryshe rrezikon… të humbasësh. Janë fjalët e Frank Lampard për prestigjozen britanike.

Ish-mesfushori i Bluve, tashmë teknik i klubit londinez, ka pranuar “bestytnitë” e tij dhe faktin se frikësohet se ato ndikojnë vërtetë në jetën e tij sportive. Të paktën në aspektin reuzltat.

“Nëse nuk bëj disa gjëra, ndjej, edhe pse mund të duket një gjë qesharake, sikur kjo mund të ketë ndikim te ndeshjet”, ka thënë Lampard. “Më pëlqen të shëtis me qenin apo me biçikletë, por jam edhe prind ndaj shpesh duhet të mendoj edhe për gjëra të tjera dhe nga ana tjetër e pranoj se nuk më pëlqen të heq dorë nga rutina ime. Nuk mund të bëj ndryshe. Më pëlqen shumë të nxjerr qenin shëtitje dhe të ha një pjatë të mirë me pasta përpara se ndeshjes. Edhe kur isha lojtar bëja të njëjtën gjë, edhe Terry gjithashtu, dhe vazhdoj ende tani. Nëse nuk i bëj këto dhe pastaj të mos fitoj.. ej. Nuk them se ka një efekt të sigurt, por për çfarë duhet të mendoj? Nuk jam ende aq “i fiksuar” por pranoj se nëse do të isha kjo mund të jetë edhe disi negative”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *