• |
ide | kryesore

Drake dhe Canopy Growth bashkojnë forcat për të prodhuar marjuanë

Arkiva

Sipas marrëveshjes, fituesi i çmimit Grammy do të marrë 60% të njërës prej degëve të korporatës Canopy Growth, e cila prodhon kanabis në Scarborough, në afërsi të Ontario.

“More Life Growth Co” do të quhet ndërmarrja e këngëtarit dhe siç deklaruan palët, do të përqëndrohet kryesisht në prodhimin e produkteve që kanë lidhje me mirëqenien, kërkimet dhe rritjen e përgjithshme personale.

Por Drake nuk është i vetmi në listën e artistëve të famshëm që bashkëpunojnë me ndërmarjet kanadeze të prodhimit të marijuanës që kur vendi legalizoi përdorimin e drogës.

Reperi Snoop Dogg, i njohur për përdorimin e drogës, gjithashtu është partnerizuar me Canopy përmes një njësie të quajtur Tweed. Martha Stewart, shkrimtare dhe personalitet mediatik, ndërkohë është këshilltare e korporatës për prodhimin e produkteve me bazë kanabisin për njerëzit dhe kafshët.

Ndërkohë që Kanadaja po bëhet një prej prodhuesve më të mëdhenj të marijunanës, legalizimi i kultivimit për çështje mjekësore po përhapet edhe në Europë.

Së fundi, fermat me kanabis po përhapen edhe në Maqedoninë e Veriut, që përllogarit të arkëtojë 100 milionë Dollarë për buxhetin e shtetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu