• |
ide | kryesore

Fatma Methasani flet për planet e dasmës dhe shtatëzaninë

Paparazzi, Slider



Pasditen e sotme moderatorja, Fatma Methasani ishte e ftuar në emisionin “Lart e Poshtë”.

Në një intervistë me gazetarin, Eraldo Rexho, Fatma ka folur për herë të parë për shtatzëninë dhe ka treguar se nuk ka qenë aspak e lehtë.

Fatma u shpreh se në fillim i është dashur të ushqehet vetëm me bukë, djathë dhe domate, pasi ushqeimet e tjera nuk ia pranonte stomaku.

Megjithatë kjo periudhë ka kaluar dhe tani Fatma dhe Alfio po mendojnë për emrin e vogëlushit.

Ajo u shpreh se ende nuk e kanë vendosur, pasi Alfio kërkon një emër italian ndërsa Fatma emër shqiptar.

Ndër të tjera, moderatorja foli edhe për planet e martesës.

Ajo tregoi se sigurisht që do të kemi një dasmë, e cila mund të mbahet pasi djali të bëhet 1 vjeç.

“Besoj që do të bëjmë një dasmë kur të rritet djali, mendoj kur të bëjë 1 vjeç apo kur të rritet dhe pak. Unë mendoja se Alfio bënte shaka kur më thoshte që ne do të martohemi dhe do na i sjellë djali ose vajza unazat. Unë thosha ça budallalliqesh po thotë, po do ti që kështu shkoi kjo punë”, ka thënë Fatma.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *