• |
ide | kryesore

Ferdinand zbulon sekretin e Ronaldos: “Kuzhinjer, doktor, trajner… CR7 ka 10 persone në shtëpi!”

Sport



Stërvitja, fiziku, talenti i lindur, profesionalizmi: të gjitha janë përmendur si faktorë të një suksesi të jashtzakonshëm të Cristiano Ronaldos, në majën e Olimpit të futbollit prej një dekade e gjysëm, por Rio Ferdinand ka një mendim tjetër: “Ronaldo është i pari që kam parë të investojë në një skuadër për veten. Më kujtohet njëherë shkova në shtëpinë e tij e gjeta rreth dhjetë persona në dhomën e tij. E pyeta dhe më tha se ishin kuzhinjeri, fizioterapistja, personal trajneri i tij…Kur u largua nga United ishte më i miri në botë e nëse do ti jepja një këshillë të rinjve do ti thosha të investojnë tek vetja në të njëjtën mënyrë, natyrisht me burimet e duhura”

Ish-qendërmbrojtësi i Anglisë dhe Manchester United që me Ronaldon ka ndarë dhomat e zhveshjes kur luanin për Red Devils ka identifikuar në stafin që rrethon portugezin, faktorin kryesor për suksesin e CR7. “Për Cristiano mund të flas për orë, ashtu si për LeBron James. Ronaldo është 34 vjec dhe është ende një nga më të mirët në botë, pasi ka qenë gjithnjë një nga dy të parët për më shumë se një dekadë e, ashtu si ai, LeBron ka qenë në majën e NBA për 17 sezone. Një gjë e paparë. Ronaldo e LeBron kanë gjetur rrugën e duhur: të dy kanë investuar në një skuadër për të bërë që fiziku dhe mendja të japin gjithnjë maksimumin”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *