• |
ide | kryesore

Fillon takimi në Ohër mes Zaevit, Ramës e Vuçiqit (Temat)

-Instant, Arkiva, Të fundit



Ka nisur në Ohër të Maqedonisë së Veriut takimi i dytë i tre prej liderëve të Ballkanit Perëndimor. Zoran Zaev, Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiq janë takuar për herë të dytë brenda një muaji, pas Novi Sadit, për të diskutuar mbi të ashtuquajturin “Schengen Ballkanik”.

Në takim do të diskutohet për zbatimin e lëvizjes së lirë të mallrave dhe njerëzve midis Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë.

Synimi i takimit është gjetja e dakordësisë për një listë masash prioritare, kryesisht në kuadër të masave të “REA MAP”, për t’i zbatuar me ritëm të përshpejtuar brenda 2020 dhe idealisht, para Samitit të ardhshëm të Procesit të Berlinit.

Mësohet se këto masa lidhen me kompletimin e të gjithë kuadrit ligjor dypalësh për realizimin e qarkullimit të lirë mes njerëzve me ID dhe për ato vende të cilat ende përdorin pasaporta në pikat e kalimit kufitar.

Në takimin e Ohrit do të diskutohen edhe disa masa praktike por me ndikim në tregti mes vendeve tona në Ballkanin perëndimor përfshi pasjen e një udhërrëfyesi, për modernizimin e infrastrukturës së pikave të kalimit aty ku është e mundur, për heqjen e disa procedurave burokratike e të cilat mund të digjitalizohen etj.

Ndërkohë, në këtë mbledhje nuk do të ketë prani të Kosovës, edhe pse pak ditë më parë ishte Presidenti serb Aleksandër Vuçiq, i cili ftoi Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën në këtë takim.

Ka qenë Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili ka konfirmuar se nuk do të jetë pjesë e Samitit.

“Nuk do të jem pjesë e Samitit pasi ftesa ka ardhur shumë vonë, sot, dhe unë ndodhem jashtë shtetit dhe e kam të pamundur të jem”, ka thënë Pacolli.

Pas takimit Zaev-Rama-Vuçiq, presidenti maqedonas Stevo Pendarovski ka rezervuar një darkë me treshen. Në agjendën e këtij takimi do të jetë një mbledhje pune ku përveç tre liderëve të Ballkanit Perëndimor do të marrin pjesë kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, dhe ministrja e Ekonomisë të Malit të Zi.



4 Comments

  1. Ku jane galloshet komuniste qe na kane care ***** me dogmat e tyre ballistet e zogistet tradhare neper filma e gazetar e tyre te flliqura me mllef e genjshtar.

    Po kete tradhar k***n kane me thon ndonje gje? Po e shet b***** e Shqiperise dhe Kosoves bashke per 1 Euro.

    Zgjohuni o galloshe e shikojeni Neo Komunistin tuaj si po e shet Shqiperine diten me diell. Apo kur e shet nje pjelle komuniste vendin nuk quhet tradhar?

    ATQ gjeneraten, por mos me thene origjinen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *