• |
ide | kryesore

I pazëvendësueshmi Kessie jashtë projektit Milan: nuk grumbullohet fare për Juventus

Sport



Pas pankinës kundër Lazio, Frank Kessie tani nuk është grumbulluar fare nga Pioli për sfidën me Juventus. Asnjë problem fizik, por një zgjedhje teknike: nga Milanello filtron lajmi se afrikani është përjashtuar për shkakun se nuk është stërvitur mirë gjatë javës. Në vendin e tij është gati Krunic. Jashtë edhe Borini nga lista e 21 lojtarëve: për anësorin një lodhje muskulare në fleksorin e majtë.

Cështja që bën më tepër zhurmë tek Milan është piëkrisht Kessie, gjithnjë e më tepër larg projektit teknik të kuqezinjve. Mesfushori, që deri pak më parë ishte i pazëvendësueshëm, ka humbur shkëlqimin dhe hierarkinë në sytë e teknikut të ri. Në fillim pankina, kundër Lazio, për të gjithë 90′, tani përjashtimi nga lista e të grumbulluarve. Një sinjal që Pioli ka dashur ti japë atij dhe gjithë grupit.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *