• |
ide | kryesore

Kapen në Rinas tre persona me dokumenta italiane të falsifikuara

Lajme, Të fundit

Tre shtetas ranë në prangat e policisë në operacionin e koduar “Destinacioni final”, zhvilluar nga Policia Kufitare e Rinasit në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë vendore të Policisië Tiranë. Sekuestrohen karta identiteti dhe karta shëndeti italiane të dyshuara si të falsifikuara.

Policia ben me dije se ka arrestuar në flagrancë shtetasit: E. B., 33 vjeç, dhe E. Xh., 25 vjeç, të dy banues ne Tepelene, si dhe K. X., 19 vjeç, banues ne Tirane.

“Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, pas dyshimeve të krijuara gjatë përpunimit të dokumentacionit, si dhe të shkëmbimit të informacionit me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, kaluan për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë shtetasit e lartpërmednur.

Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar ndaj këtyre personave, shërbimet e Policisë Kufitare Rinas gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 karta identiteti dhe 3 karta shëndeti italiane të dyshuara si të falsifikuara.

Nga hetimet e kryera nga ana e Specialistëve për Hetimine Trafiqeve të Paligjshme, ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë pasi kishin siguruar paraprakisht dokumenta të falsifikuara italiane me gjeneralitete të shtetasve të tjerë (italianë) kanë tentuar të kalojnë nëpërmjet aeroportit të Rinasit tranzit drejt aeroportit të Milanos me destinacion final në Mbretërinë e Bashkuar”, bene me dije blute.

Po punohet për identifikimin e bashkëpunëtorëve që kanë pajisur këta shtetas më dokumenta të falsifikuara dhe që do ti ndihmonin për të kaluar në mënyrë të paligjshme drejt Britanisë së Madhe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale të “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Falsifikimi i leternjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i dokumenteve shëndetsore” .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu