• |
ide | kryesore

“Messi e Griezmann as nuk flasin me njëri-tjetrin”: tek Barcelona plas çështja

Sport



Të jenë lojtarë të mëdhenj do të thotë të flasin të njëjtën gjuhë në fushë. Do të thotë të kuptohen në një cast, të krijojnë kombinime të pamendueshme për pjesën tjetër të botës. Dyshet e famshme nisin kështu, me dy lojtarë që edhe pa u parë në sy e dinë mirë cfarë po bën shoku në atë moment. Por ka edhe raste që kjo shkëndijë nuk ndizet. E pavarësisht dy vlerave absolute, dyshja funksionon… përgjysëm. Për momentin, duket se është kjo situata në Barcellona, ku Messi e Griezmann nuk arrijnë të futen në sintoni. E tregojnë statistikat, duke parë që të dy nuk i pasojë kurrë topin njëri tjetrit.

“NUK FLASIN” – Por edhe imazhet nga stërvitjet, si raporton transmetimi spanjoll El Chiringuito, e konfirmojnë. Në një lidhje direkte nga Barcellona, ka mbërritur gati si një vendim në lidhje me raportin mes të dyve, që sipas gazetarëve “nuk flasin fare me njëri tjetrin, edhe gjatë stërvitjeve”. Në të gjithë seancën francezi e argjentinasi nuk janë kurrë më pak se 5 metra afër. Një element që konfirmon fjalët përpara ardhjes së sulmuesit në Camp Nou. Bëhej fjalë për një Messi aspak të lumtur për blerjen e Griezmann e për momentin kjo duket, në fushë e jashtë saj.

FTOHTËSIA E MADHE – E pak rëndësi kanë fjalët e protagonistëve. Griezmann ka shpjeguar se si ai ashtu edhe Messi janë tipa të heshtur e kështu duhet pak kohë për të krijuar një raport të mirë. Messi ka mohuar zërat për një përplasje me francezin, duke shpjeguar se për të më të mirët në botë janë gjithnjë të mirëpritur tek Barcellona. Por ndoshta ndërhyrja më e ndershme ishte ajo e Piquè pak ditë më parë, që konfirmoi se mes të dyve nuk ekziston raporti që Messi ka, për shembull me Luis Suarez. “Por kjo nuk do të thotë se nuk shkojnë mirë”, pretendoi katalanasi. Por i ftohti i madh duket se ka arritur tek blaugrana. E të mendosh që është nëntor…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *