• |
ide | kryesore

Momenti kur Alvini takohet me gjyshin (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Në 17 tetor 2019, në emisionin investigativ italian “Le Iene” u transmetua historia e trishtë e një familjeje shqiptare. Alvin, lindur dhe rritur në Itali u rrëmbye nga e ëma 5 vjet më parë dhe iu bashkua Shtetit Islamik në Siri. Më pas nëna humb jetën në një shpërthim, ndërsa Alvini përfundon në një nga kampet famëkeqe në Siri.

Vogëlushi kërkohej nga babai i tij, Afrim Berisha që prej natës së 12 dhjetorit 2014 kur bashkëshortja e tij, Valbona Berisha largohet nga Italia.

Çifti shqiptar, prindër të 3 fëmijëve, Alvin 6 vjeç e të dy vajzave më të rritura, jetonin në Itali prej vitit 1995. Hetimet e autoriteteve policore duke ndjekur lokalizimin e telefonit celular të Valbonës duke zbardhur rrugëtimin e saj deri në Siri.

Më pas ishte pikërisht emisioni “Le iene”, i cili bëri të mundur një takim mes Afrim Berishës, dhe 11-vjeçarit të mbetur në kampin Al-Hol, në Siri.

Në videon e transmetuar nga “Le Iene”, dëgjohet teksa Berisha dhe Alvi flasin shqip, pasi italishten, i vogli e kishte harruar. Kërkesa e 11-vjeçarit ishte “Dua të shkoj tek gjyshi… Bab… m’ço te gjyshi,”.

“Tek gjyshi? Po ne do ikim te Marinela,”- i thotë ai.

Ndërkohë, një ditë më parë më në fund erdhi lajmi i shumëpritur për Alvinin, i cili arriti të shpëtohej nga kampi në Siri dhe iu bashkua familjes së tij në Itali.

Por, Alvinit të vogël më në fund iu plotësua edhe dëshira e tij për të takuar gjyshin.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale, shihet edhe momenti prekës, ku Alvin takohet me gjyshin e tij, të cilin e kishte kërkuar që në kohën kur ishte në kampin sirian.

Takimi me gjyshin ishte shumë i përmallueshëm dhe Alvin nuk i ndahet së përqafuari, pasi nuk e kishte parë prej 5 vitesh, që kur ishte rrëmbyer nga e ëma për t’iu bashkuar luftëtarëve të ISIS.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *