• |
ide | kryesore

Pse nuk ka lajm për zgjedhjet në Partinë Socialiste

Arkiva, Lajme, Të fundit
Nga Astrit Patozi
Pothuajse po mbyllen zgjedhjet e brendshme të Partisë Socialiste dhe nuk ndjehet të ketë asnjë vëmendje mediatike. Sot lajmi ishte që në takim mungonte Edi Rama dhe jo se çfarë po ndodh realisht me forcën politike, që mban e vetme prej më shumë se dy vjetësh timonin e qeverisë.
Mos i kërkoni më kot arsyet tek frekuenca e lartë e ngjarjeve të pazakonta, që ne prodhojmë si shoqëri dhe aq më pak tek shtypi si pasqyrë e deformuar e tyre. Nuk është faji i publikut që njeh edhe detajet më të imta të jetës së Redian Rrahjes dhe nuk ka asnjë informacion për të ardhmen e partisë më të madhe në vend, sipas zgjedhjeve të fundit. Dikush mund të thotë se është zbehur interesi i shqiptarëve për politikën në këto vitet e fundit, por kjo është shumë larg të vërtetës. Sepse, është e kundërta, për sa kohë që politIka vijon të mbetet shumë përcaktuese për fatet e tyre.
Problemi është se të gjithë e kanë kuptuar se gjithçka është teatër, ndaj edhe nuk kanë asnjë lloj kurioziteti për ta ndjekur shfaqjen. Sepse në partitë tona nuk bëhet zgjedhje, por emërime, dhe kjo epidemi ka prekur të gjithë sistemin politik. Sepse e njëjta histori vijon më pas me listat e deputetëve, emrat e kandidatëve për kryetarë bashkie dhe me çdo të zgjedhur tjetër në këtë vend.
Ndaj edhe lajmi sot ishte që në mbledhje mungonte Edi Rama, dhe jo se çfarë thanë, bënë apo vendosën gjithë të tjerët, që presupozohet të jenë rreth 100 mijë burra dhe gra në partinë e vetme qeverisëse në Shqipëri. Sepse gjithë të tjerët nuk kanë asnjë vlerë, ngaqë secili prej tyre e ka emrin më laps dhe karriera e gjithëkujt varet thjesht dhe vetëm nga humori i “udhëheqësit”.
Është pikërisht kjo arsyeja pse refuzimi për të reformuar sistemin tonë të dështuar politik vjen kryesisht prej aty, ku gravitacioni i pushtetit të kryetarokracisë është më i fortë. Nga shefat e partive kryesore, të cilët sot mund të jenë të gatshëm të zihen për gjithçka në këtë botë, madje edhe për datën, por jo për ruajtjen e statukuosë, për të cilën duket qartë se ka një pakt të heshtur midis tyre.

6 Comments

  1. Cfar do qe te thuash ne i PA besudhem . Ne ortaku i kryeM….. ne votimet e 30 qershorit , kjo tregon se ke qene spiuni i kryeM….. ne PD . Je i pa fytyre dhe i neveriteshem .

  2. Eshte zbehur interesi i popullit per partite e medha, na thote ky, sythi qe nga barishte, kerko tena behet rrap. Po me ate kostum partie qe ke marre e qe kerko te veshesh anetare, si te duket vetja, me ate parti qe e ngrite me qefe mbetur sic je edhe vete, por edhe sic ke qene edhe vete ne vegjitimin karierist, e zyrtar qe ke patur, dh sot po na shpjego se si veprojne, e mbajne partite shefat e tyre, qe a thua ky autor nuk eshte njeri nga to.. Po te ishe, dhe te keshe konseguence me rrugen demokratike, edhe ti, me partine e dale nga veza e breshkes, s;duhej te ishe ne parlament, e te mirrje pjese ne zgjedhjet fantazme te 30 qershorit. Kur te shkruash per ligje e rregulla demokratike per partite, nise nga breshka parti, e pastaj te jeshe i besueshem.

  3. O shoku Patoz !
    Parimi themelor i demokracisë është respektimi i shumicës.
    Nëse shumica e PD zgjodhi si kryetar të saj Lulzim Bashën, e jo ti, atëhere mbylle sqepin e bëj aq sa i ke takatet intelektuale e menazhuese e aq sa të vlerësojnë shumica e shqiptarëve.
    Që tek shqiptarët ka ngelur akoma tendenca bajraktariste që cilido kërkon të jetë medoemos gjeneral, kjo është një e vërtetë e dhimbëshme por që nuk ka të bëjë fare me parimet e demokracisë por të feudalizmit mesjetar.
    Është e vërtetë se parimi demokratik, ndonëse si rregull përcakton një kryetar të zgjedhur, duhet të respektojë edhe rrahjen e mendimit ndryshe.
    Por nëse sejcili antar i një partie, qoftë ky edhe në kryesi, kërkon me këmbëngulje që të miratohet vetëm mendimi i tij, atëhere nuk do të kishim të bënim me një parti të formatit demokratik, por me një parti anarshiste.
    Si pjesë e kryesisë së PD, që humbi zgjedhjet e 2013-tës, ashtu edhe si themeluesi i kësaj partie Berisha, duhej të kishe dhënë dorheqjen e si deputet i zgjedhur i ksaj partie, ti bashkoheshe opozitës për të mos lënë që të vinte në pushtet një politikan si Rama.
    Por ti bëre të kundërtën.
    Me profesionin tënd si “gazetar”, ti dublove Mero Bazen për të përgojuar “kunatin e Lulit”, duke haruar se vetë pate bërë politikën e pronave të vjehrit pa u shquar në PD për asgjë tjetër pozitive.

  4. Po qar te intereson o leve e km drogmen qa te intereson ty njeher se qa bejn keta anti kombetaret, ketyre po ju plas barku per te na bashkuar me Serbet hasmin me te madh Shqipetar e ty te rref per keta Rozalinjet, pusho mo vegel prostitut e te smurit mendor dhe drogmen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu