• |
ide | kryesore

Veshjet e Michael Jackson në ankand, çorapet marin vlerën e 2 milionë dollarëve

Paparazzi, Slider



Michael Jackson përveç performancave unike, ishte i njohur edhe për veshjet e tij vezulluese dhe plot gurë.

Këto veshje do të dalin në ankand më 13 Nëntor, midis tyre edhe çorapet e famshme prej kristali të mbretit të muzikës së pop-it, të cilat pritet të arrijnë dhe çmimin më të lartë.

Në fillim ato u vlerësuan deri në 1 milion dollarë, por nga kërkesat e shumta për blerje, çmimi do të shkojë deri në të paktën 2 milionë Dollarë. Ato nuk janë thjesht një palë çorape të zakonshme, pasi Michael Jackson i kishte veshur kur performoi për herë të parë në vitin 1983.

Bashkëngjitur më to do të jetë edhe një certifikatë, e cila vërteton se janë origjinale dhe një letër e shkruar nga vetë mbreti i pop-it.

Në ankand do të jenë edhe veshje të tjera, përfshirë edhe kostumin plot shkëlqim, që pritet të blihet për më shumë se 20 mijë Dollarë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *