• |
ide | kryesore

Video/ Kovac ishte problemi: Bayern shkërmoq Dortmund, Lewandowski vendos rekord të ri në Bundesliga

Sport, Video



Largimi i Niko Kovac i ka dhënë freski Bayern Mynih: që kur kroati nuk është më në pankinën e bavarezëve dy fitore me zhurmë golash e pa pësuar asnjë. Më mirë nuk mund të shkonte për një skuadër që ka shkarkuar trajnerin dhe nuk ka zgjedhur ende atë që do ti drejtojë deri në fund të sezonit, sidomos po të kesh parasysh se fitorja e sotme në kampionat është përballë rivalëve të Borussia Dortmund me një poker që nuk lë asnjë dyshim.

4-0 ndaj Dortmund në Allianz Arena dhe Bayern bën të tijin Klasiken e Bundesligës. Një dominim total i skuadrës së Flick, që hapi serinë e golave me Robert Levandovski në minutën e 17’. Polaku shënoi me kokë, pas krosimit të Pavrad, përpara se të shënonte dygolëshin personal në të 76’. Gola historik për Lewandowski, që futet kështu në rekordet e Bundesligës, si lojtari i parë që shënon në 11 ndeshje radhazi.

Për Dortmund nuk kishte histori. Verdhezinjtë ndoshta ndjenë tepër lodhjen e fitores me përmbysje ndaj Inter në Champions, por kundër bavarezëve bënë një ndeshje për tu harruar. Dy golat e tjerë të Mynih u shënuan nga Gnabri në minutën e 47’ dhe Tiago Alkantara në minutën e 80’. Rikthim drejt kreut për Bayern, që vihet në ndjekje të vendit të parë. 21 pikë dhe vendi i 3 për Flick, që kanë parakaluar në renditje pikërisht Dortmund.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *