• |
ide | kryesore

Ambasadorja franceze: Macron nuk është shprehur kurrë kundër Shqipërisë

Lajme, Të fundit

Ambasadorja e Francës në Shqipëri Christine Vasac ka folur së fundmi për çështjen e negociatave me Shqipërinë. Në një prononcim për mediat pas një vizite në qytetin e Korçës, Vasac shpjegoi se Franca nuk ka qenë asnjëherë kundër Shqipërisë. Ajo ritheksoi fjalët e presidentit Macron, nëpërmjet të të cilave u shpreh se dera e tyre është e hapur, por që interpretimet e deklaratave të tij nuk janë të sakta. Përsa i përket minishengenit Ballkanik, Vasac u shpreh se forcimi akoma më tej i marrëdhënieve fqinjësore mes shteteve ballkanike është i mirëpritur.

“Franca nuk ka qenë asnjëherë kundër, ka thjesht një qasje të re. Përsëris mendimin e presidentit francez Emanuel Makron pasi ai nuk është shprehur asnjëherë kundër Shqipërisë. Ka thjesht disa disa interpretime jo të sakta nga njerëz, që nuk korrespondojnë me të vërtetën.

Franca mendon se duhet ndërmarrë iniciativë që të gjendet një mënyrë e re e funksionimit të BE, si për anëtarët, ashtu edhe për vendet jo-anëtare. Dera është e hapur. Mirëpo duhet qësë pari reformat të vazhdojnë e të ketë rezultate konkrete. Nuk mjafton vetëm miratimi i ligjeve, por edhe zbatimi i tyre. Forcimi akoma më tej i marrëdhënieve fqinjësore mes shteteve ballkanike ëhstë i mirëpritur. Mendoj se ky është sot frymëzimi mes bashkëbiseduesve në këtë mini-shengen. Nuk ka arsye pse t’i kundërvihet Shqipërisë rrugëtimi drejt Europës,”– tha Vasac ndër të tjera.

3 Comments

  1. Edhe kjo turibytha me dhjet fytyra si presidenti antishqiptar Macron
    Me mire mbylle halen e qerohu nga shqiperia o rraciste te ndyre

  2. E vertete ne nuk e meritojme, jo tani por edhe me vone. Pra ne nuk e kalojme dot klasen. Prandaj makaroni eshte kar me zile sepse ne nuk bohemi mo. Dhe ky kari duhet ta dije. Ne mos sot neser do na fusin me breke neper kom.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu