• |
ide | kryesore

Basha reagon për shengenin ballkanik: Dështimi me integrimin europian s’mund të zëvendësohet nga propaganda e një autokrati të korruptuar

Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me atë që njihet si “Mini-shengeni ballkanik”, duke theksuar se dështimi me integrimin europian nuk mund të zëvendësohet nga propaganda anti-europiane e një autokrati të korruptuar, shkaktar i prapambetjes ekonomike dhe varfërimit të qytetarëve shqiptarë.

“Dështimi me integrimin europian nuk mund të zëvendësohet nga propaganda anti-europiane e një autokrati të korruptuar, shkaktar i prapambetjes ekonomike dhe varfërimit të qytetarëve shqiptarë. Ka ardhur koha që Shqipëria të nxjerrë në dritë potencialin e saj të vërtetë”, tha Basha.

Basha shprehet po ashtu se parakushte për lëvizjen e lirë janë demokracia, sundimi i ligjit dhe garantimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

“Lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit është thelbi i integrimit europian dhe Europës së bashkuar. Parakushte për lëvizjen e lirë janë demokracia, sundimi i ligjit dhe garantimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut”, shkruan Basha.



9 Comments

  1. Ky llulli ka hequr dore nga ato protestat te bera pas gjumit te vapes dhe ato pallavrat qe thoshte; “RAMA: TE LUTEM IK” Me ç’ duket rrama po e rren prap, e ka i thene; Mos u merzit o llull,se zgjedhjet e ardheshme do i fitosh ti dhe do jesh k/mutishter! Ky lloshi po kendellet nga kjo ide dhe ka filluar te fushaten turistike te gogesimave duke ju permtuar shqiptareve se ç’do beje kur te jete k/ ister. Domethene se ka marre garanci nga plehu, qe do i fali zgjedhjet, vetem ta lere rehat qe te çoje shketrriminn e vjedhjen e vendit deri ne fund! Meret vesh qe kryedoçi i ka dhne miliona euro, te vjedhura gjithashu, dhe e ka porositur te beje gjoja politike kunder tije! Por jo: ne asnjemenyre ti kercenoje karriken ! Gjumi i llullit vazhdon….. dhe ne zgjedhjet e ardheshme do i fuse gishtin perseri, te shoqeruar me disa miliona euro te tjera! Nevojtoret e mallkuara publike te politiçkes shqiptare!

  2. Cope e Gomarit.

    Si do te jap voten ty more hajvan.

    Me cfare burime njerezore do krijosh Qeverine?

    E rrenove PD ne

  3. Ku qenka futur,e fshehur ky potenciali i madh qe na paska Shqiperia?Nxirreni,pra ne drite dhe fufteni ne funksionim te plote,e mos u merrni me llafe Kavaje.Lereni minishengenin,por merruni me kete cope te shkrete Shqiperie,qe po pret nga “te mencurit “e saj ,nje zgjidhje reale,e jo me dokrra hinit.

  4. Ore lere ‘ Deshtimin ne integrimin europian’ .. po na thuaj cmendon ti per kete nisme ballkanike. Ti je pro apo Kundra ?
    kur te vish ti ne pushtet cfare do besh ? Do dalesh nga ky pakt ballkanik apo do ta zhvillosh dhe me shume ?

    Lere propaganden. por jep mendimn tend per kete ceshtje.

    1. Ca pret ti te thote ai ? Ai nuk di ku ka koken ?
      Thjesht ka frike te shprehet . Ketj do te mbaje te lidhur militantet e tij mbas vetes me fjale boshe , ketej nuk ja mban te thot se si e shef ai ket minishengenin.

    1. ke revolucion do filloje ky ?
      Keshtu bertisje nga ky potal edhe per lenien e mandateve , por doli nje gabim fatal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *