• |
ide | kryesore

Duro shpërthen kundër Hamitit: “Këto penallti jepen vetëm në Laç”

Sport



Penallti dhe një ndeshje e humbur në Lac. Shpëtim Duro nuk mban më dhe shpërthen gjithë nervozizmin e tij kundër arbitrit Hamiti dhe në njëfarë mënyrë edhe fushës së kurbinasve: “Çfarë të them unë tani? – pyet retorikisht Duro – Këto penallti jepen vetëm në Laç. Në fushë tjetër normalisht nuk do të jepej. Me Kukësin po bëhet rrugë. Penallti në Ballsh, Durrës, këtu. Janë pikët që kemi humbur në këto ndeshje”.

Një justifikim për pozicionin në të cilin ndodhet Kukësi i investimeve të mëdha, por edhe një sindromë e krijuar gjatë javëve: “Nuk jam i mërzitur nga loja e skuadrës, përveç momenteve të para. Në momentin më të mirë, u goditëm me atë penallti. E dija para ndeshjes që do kishte. I thashë para ndeshjes çunave që duhej të jenë të kujdesshëm. Edhe në fazën e parë nuk na dhanë një penallti” shpjegoi tekniku i Kukësit.

Në fakt, në minutën e 12 Nëabueze u fut brenda zonës, ku u pengua nga Obanor. Nuk pati penallti, edhe pse vendasit protestuan dhe historia u përsërit në minutën e 42-të, kur Teko pretendoi sërish për një penallti, pas një prekje me dorë të Kotobellit brenda zone. Edhe këtë herë faulli mbeti i pandëshkuar nga Hamiti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *