• |
ide | kryesore

Grabitja e 110 mln lekëve në postën e Krujës, lihen në burg autorët e dyshuar, mes tyre roja

Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Krujës ka lënë në burg autorët e dyshuar për grabitjen e postës në këtë qytet, ku u vodhën 110 milion lekë nga kasaforta.

Togat e zeza vendosën të lënë në qeli Mark Cakën, Gazmir Sakën dhe Hysen Kica. Po ashtu në burg u lanë dhe Bujar Tafajn, Andi Rexhepi (Paturri) si dhe roja i postës Besnik Parruca.

Operacioni i koduar “Filiali” tre ditë më parë bëri të mundur arrestimin e tyre vetëm pak ditë pas grabitjes së shumë së madhe të parave.

Përveç një pjese të lekëve, policia sekuestroi edhe 3 armë zjarri me silenciatorë, minë me telekomandë, dy automjete e prova të tjera të vlefshme që shërbejnë për hetimin.

Sipas uniformave blu, autorët rezultojnë të kenë kryer edhe një sërë grabitjesh të tjera, në disa qytete të vendit, që nga Durrësi, Kavaja, Gijri i Lalzit, Vora, Kamza e Mirdita.



1 Comment

  1. vetem kjo pune eshte me bereqet tani per tani,kane filluar te marrin nga i pari deri te tek i fundit kck

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *