• |
ide | kryesore

Kosovë/ Plas sherri në klubin e natës, 4 persona të plagosur me armë zjarri (Video)

Paparazzi, Slider



Në qendër të kryeqytetit të Kosovës, mbrëmjen e djeshme pas mesnate ka plasur një sherr ku janë përfshirë dhe armët.

Në hyrje të klubit të natës “Duplex”, në qendër të Prishtinës nisi një sherr brtual midis disa personave të cilët konfliktohen fizikisht.

Pas përleshjes fizike, sherri ka degjeneruar në nxjerrjen e armëve. Në videon e publikuar nga mediat lokale, shihen edhe rojet e sigurimit dhe dikush që shan.

Sipas informacioneve që ka publikuar policia, 4 persona, emri i të cilëve nuk është bërë i ditur, kanë mbetur të plagosur.

Policia ka konfiskuar dhe tre armë që dyshohet se janë përdorur në përplasje, ndërsa hetuesit policorë po merren me dëshmitë e personave që kanë qenë në vendngjarje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *