• |
ide | kryesore

Një tjetër akuzë për abuzim seksual drejt Roman Polaski-t

Paparazzi, Slider



Një aktore franceze akuzoi regjisorin Roman Polaski se e përdhunoi në vitin 1975, kur ajo ishte 18 vjeçe.

Valentine Monnier foli për Le Parisien dhe tha se Polanski e përdhunoi në një shtëpi dimërore në Zvicër. Sipas Monnier, ajo ishte në shtëpinë e regjisorit bashkë me disa miq, por nuk e njihte personalisht. Një natë, pas darke, iu kërkua të ngjitej sipër dhe aty u has me Polanskin lakuriq. Monnier tha se ai e sulmoi, e gjuajti, i grisi rrobat dhe e përdhunoi.

Le Parisien konfirmoi historinë me disa njerëz te të cilët Monnier ishte rrëfyer pas incidentit. “Jeta s’më ka mësuar të dyshoj,” tha Monnier. “Përdhunimi është një bombë me sahat. Kujtimi nuk zbehet. Kthehet në fantazmë dhe të ndjek, të ndryshon në brendësi. Kjo është akuza e fundit kundër regjisorit 86-vjeçar, i cili u arratis në Francë në vitin 1987 sepse refuzoi të pranonte dënimin për marrëdhënie seksuale të jashtëligjshme me një vajzë 13-vjeçare. Që nga ajo kohë, ai jeton në Europë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *