• |
ide | kryesore

PD nxjerr dokumentin: Thellohet skandali i projektit të Unazës së Madhe

Lajme, Të fundit



Partia Demokratike e quan skandaloz fakitin që kompania INK do të mbikëqyrë cilësinë e punimeve tek projekti i Unazës së Re. Sipas ish-deputetit Klevis Balliu kjo kompani paguhet nga Salillari si mbikëqyrëse për koncesionin e rrugës së kombit, ku operon së bashku me Kastratin

“2 nga 3 segmentet e projektit korruptiv që prish pa dëmshpërblim shtëpitë e qytetarëve, do t’i ndërtojë kompania Salillari. Praktikisht, ajo do t’i mbikëqyrë po vetë punimet tek Unaza, pasi kompania e përzgjedhur në kundërshtim flagrant me ligjin e prokurimit publik është në konflikt të hapur interesi.

Kompania INK, që duhet të mbikëqyrë cilësinë e punimeve tek Unaza paguhet nga Salillari si mbikëqyrëse për koncesionin e rrugës së kombit, ku operon së bashku me Kastratin. Kjo është shkelje flagrante e ligjit të Prokurimeve.  Qëllimi është i qartë dhe një i vetëm; të vidhet çdo qindarkë në kurriz të qytetarëve shqiptar. Salillari të bëjë sikur punon dhe INK, që merr para në një projekt tjetër nga Salillari, të bëjë sikur gjithçka është në rregull” – tha Balliu.

Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë të mos qëndrojë pasive në akte të tilla të shkeljes së ligjit, që kanë si bazë marrëdhënien korruptive, vjedhjen e parave publike duke mashtruar me cilësinë e punimeve. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Cojeni pra ne Strasburg,cfare prisni?Llafet jane pa bereqet.Nese jeni te bindur se do e fitoni betejen ,duhet ta kishit nisur qer para nje viti.Apo prisnit se do ndryshonin mendje.Ju rren menja,kapedan.Luani,e mos u merrni me llafe,se llafe eka vetem tek mulliri i Rames,qe e ka ne terezi-me ju.

  2. Po nuk qe INK do jete KKK apo PPP, cfare rendesie ka? Dihet qe mbikqyresit nje gisht e kane te thesi i shtetit dhe te dy duart tek i privatit (kontraktorit), qe nga ana e tij i paguan per te mbuluar vjedhen qe i ben shtetit. Mbajeni me force bastionin e fundit te Unazes, sepse nuk ka zgjidhje tjeter.

  3. mjaft me shkresa e fjalime se nuk ja ndjen rames drejtoni popullin drejt mosbindjes ndrysh ky regjim do vazhdoj gjat

  4. Cunin e fariut po e ndihmon neri sheges qe i thote mbajeni deri ne fund,qe te fitoni,shpellaret jane duke mare parate per token qe kane vjedhur,ky vazhdon te haje mut fariu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *