• |
ide | kryesore

Pse u përplasën Meta dhe Dvorani/ Loja e pisët për të kapur kushtetuesen

-Instant, Kryesore



Dy ditë më parë në publik shpërtheu një konflikt mes presidentit Meta dhe kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani. Përplasja teknike dhe ligjore, qe një nga ato gjëra që publiku e ka tejet të vëshitira t’i kuptojë. Fjala është për mënyrën se si do zgjidhej anëtari i dytë i Gjykatës Kushtetuese.

Ilir Meta, me anë të një letre njoftoi se ka pezulluar përkohësisht procesin e përzgjedhjes pasi ka hasur shkelje dhe parregullsi (lexoje arsyetimin ketu te plote).

Në pretendimet e presidentit citohet Kushtetuta, e cila ka përcaktuar se si bëhet plotësimi i kësaj gjykate. Presidenti, Kuvendi, dhe Gjykata e lartë, caktojnë secili një nga së paku tre propozimet që i parazgjedh Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED). Por ky proces është i përcaktuar mirë nga ligji themeltar i shtetit. Ai e ka të shkruar e zeza mbi të bardhë edhe radhën se si kryhen emërimet, ku i pari përzgjedh kreu i shtetit, i dyti parlamenti dhe e treta Gjykata e Lartë. Të treja këto institucione kanë nga 30 ditë kohë për të bërë përzgjedhjen e tyre, përndryshe postin e merr automatikisht ai që është klasifikuar i pari nga KED.

Deri këtu gjithçka është e qartë dhe në bazë të kësaj rruge Meta zgjodhi edhe anëtarin e parë të Kushtetueses, Besim Muçi. Sipas ligjit, radha i takonte kuvendit të votonte për pjestarin e listës që do të shihte si më të arsyeshëm. 

Por, këtu loja fillon të shndërrohet nga teknike dhe ligjore, në tejet politike. Se për të gjitha vendet që janë në lojë, KED, e kryesuar nga Ardian Dvorani, i akuzuar shpesh nga opozita si vegël e PS-së, ka filluar të manipulojë.  Në vend që t’ia dërgonte në të njëjtën kohë listat me kandidatët e pikëzuar të gjitha institucioneve, Dvorani, me vullnet personal, ia ka nisur ato vetëm presidencës dhe gati dy javë më vonë Parlamentit.

Po përse?

Sepse Rilindjes, që i është futur procedurës së shkarkimit të kreut të shtetit, i duhet me çdo kusht kapja e kushtetueses.

Dhe si mund ta arrijë këtë?

Duke shkelur me të dy këmbët radhën që përcakton ligji themeltar i shtetit. Pra duke e vënë presidentin të zgjedhë njëkohësisht edhe anëtarin e parë (Besnik Muçi) edhe ate të dytë, pa bërë më parë parlamenti zgjedhjen e tij. 

Në fakt, kjo lojë me radhë dhe me afate 30 ditore, duket për një sy të pastërvitur si një finesë krejt e parëndësishme ligjore. Por pikërisht aty fshihet tendenca që rilindja të kapë kushtetuesen. Dhe ja sepse.

Në lojë janë gjithsej katër vende, dy që do i emërojë parlamenti dhe dy presidenti. Duke qenë se ky i fundit e zgjodhi Besnik Muçin kanë mbetur edhe tre emërime për t’u bërë.

Por, KED e drejtuar nga Dvorani, që do t’i shërbejë partisë, së pari, me shpejtësi duke e rimëkëmbur Kushtetuesen siç u është zotuar Rama ndërkombëtarëve, edhe së dyti duke e plotësuar me emrat që i duhen atij, ka gjithsej në lojë katër kandidatura të radhitura në këtë mënyrë sipas pikëzimit të vetë KED:  

1.Arta Vorpsi 89.642

2.Fiona Papajorgji 88.785

3.Elsa Toska 85.428

4.Marsida Xhaferllari 82.000

Nëse sipas ligjit radha do t’i takonte parlamentit, ai do të qe i detyruar të vinte gishtin në një nga tre emrat të renditur tek tre të parët nga lista e mësipërme.

Por, nëse ndodhte kështu, kreu i shtetit do të zgjidhte nga tre emrat e vetëm të mbetur në listë. Dhe paranoja e rilindjes dhe ushtarit të bindur Dvorani ishte se mos Ilir Meta shpinte në kushtetuese, Marsida Xhaferllarin që ata e patën renditur të katërtën (foto Poshte).

“Lufta” e presidentit Meta për të emëruar partneren e Enkelejd Alibejat anëtare të Gjykatës Kushtetuese

Po kush është kjo juriste, për të cilën edhe kur hartuan pikëzimin e listave, militantët Dvorani dhe Arta Marku i dhanë në mënyrë skandaloze, zero pikë gjatë procesit të klasifikimit në KED.

Ajo ndan jetën e saj private me ish deputetin e PD-së Enkeled Alibeaj dhe ka qenë inspektore e këshillit të Lartë të Drejtësisë, kur atë e drejtonin presidentët Nishani apo Meta. Dhe për të penguar marrjen e postit në Gjykatën Kushtetuese prej saj, Ardian Dvorani ka qenë i gatshëm të shkelë ligjin dhe të përdhosë kushtetutën.

Si kryetar i KED, jo vetëm që ndryshe nga gjithë anëtarët, ai i uli në maksimum pikët e saj, por ai me vullnet personal i mbajti në sirtar listat e hartuara një muaj më parë, duke ia çuar presidentit me vonesë për t’i bërë dy zgjedhjet në të njëjtën ditë. Ai shkatërroi kështu, personalisht, radhën e vendosur nga kushtetuta që presidenti nuk mund të zgjedhë edhe anëtarin e dytë, pa plotësuar më parë parlamenti vendin vakant që i takon.

Kjo qe edhe arsyeja, jo e vogël, që Meta refuzoi të bëhej pjesë e këtij manipulimi të Rilindjes duke shpallur pezullimin e procedurës (lexoje arsyetimin ketu te plote).

Prandaj të gjithë ata që kanë parë lajmet, shkëmbimin e korrespondencës dhe konfliktin e Meta-  Dvorani, as nuk duhet të ngatërrohen, as nuk duhet të shohin pas tij një betejë personale.

Deri më parë ata kanë shkuar mjaft mirë. Madje Dvorani, në kohën kur në pushtet ishte Berisha, qe njëri nga pesë gjyqtarët që paturpësisht i dha Metës pafajësinë në videon e famshme të Dritan Priftit.

Por, tani kohët kanë ndryshuar, pushteti po ashtu dhe Ardian Dvorani i shërben partisë së radhës. Prandaj ai po shkel me dy këmbët kushtetutën. Thjeshtë ia ka kërkuar Rilindja.    

©Lapsi.al



19 Comments

  1. edhe jurist te jesh nuk e merr vesh kete alla Shkullakshe.E kujt i plasi bytha per keto ligje kushtetute kur Gjiri lalezit vret perdite ,ku Meta ka nje keshtjelle me 11 banjo,ku Berisha ka mbi 25000 metra toke dhe dy Vila,e me rradhe gjith hajdutet e qeverise.Mjere populli dhe Shkullaku dedektiv qe po lodhet duke rruajrtur mjekren e qoses.

    1. Pa shiko mirë ti pastruesi i haleve të presidentit se mos kanë qenë 15 e jo 11 WC në vilën e tij.
      Përse mer përsipër të bësh edhe “topografin e tokave të Berishës”, kur nuk e ke idenë se toka matet me metra katrorë e jo me 25 mijë metra linearë ?
      E së fundi, akoma mendon se në krye të qeverisë është Berisha e nuk e di se të gjitha tokat e bregdetit kryeministri Rama i ka kthyer “me ligj” në tokat e tij e të bandave që i sigurojnë vota ?

    2. Ti ne fakt ske fare nevoje te jesh jurist, pasi nuk te ben pune asnje lloj kualifikimi se qenke gdhe që nga mënyra se si shprehesh, as nivelin në brazik të qytetarisë se ke. Ndaj dhe shqipëria është kështu siç është se ka kaq shumë lopçare qe flasin sikur në vend të kokës të kishin atë kokën tjetër poshtë. Vendet e civilizuara me ligje dhe respektimin e tyre qendrojne ne kembe ndryshe do bëheshin anarki po të të merrnin vesh ty. Sa për Meten e të tjerë lë të shkojnë para drejtësisë dhe pas hekurave nëse vërtetohet por me këtë nivel që civilizimi e qytetarie që kanë shqiptarët ata mbretërojnë këto për shekuj.

    3. Gjithe ky shkrim i gjate per te mbrojtur emerimin e gruas se Alibeajt ne Gjykate Kushtetuese. Por mire more idjoter, a nuk ishe zhdukja e nepotizmit nje nga arsyet kryesore e berjes se reformes ne drejtesi ?

  2. Ky debili me lart qeka dakort me 11 Halet e Metes por Jo me 25000 metra te Saliut sepse I duket burre me I mire Sala .Komplet Kar

  3. Fugshpumsat e vegjel ne aksion :-):-)
    dvorani eshte figure super e korruptuar. Lexoni jeteshkrimin e tij per te pare pervojen domethenese ne sherbim te patise se punes si gjyqtar. Eshte e qarte qe gjyqtare dhe prokuror ne kohen e partise ishin njerez me biografi te paster dhe super te besuar te sigurimit. Plus pervoja duke bere leke me thase si gjyqtar pas 90.
    Ky do e beje reforemnne drejtesi???
    Ky do gjykoje me mire?????
    Edhe me i padituri e kupton qe sbehet fjale per drejtesi. Populli vezhderr socialiste dhe bar do haje dhe parimetnuk i shkel :-):-) eshte e qarte qe behet fjale per te vazhduar vjedhjen duke garantuar Rilindjen. Cdo pushtet partise ,Rames.
    Po do hani buke dhe ju o derezinj. Kur gjeja e vetme qe keni eshte bythlepirja sepse jeni te paafte, dhe skeni faj Rama punon cdo dite te pasuroje veten te mbaje cdo pushtetne kurriz te varferimit dhe te padijes.
    Ju fugshpumsat jeni sa te trashe qe skuptoni qe e kei ne b… Dhe po aq legena sa e shisni b per sufllaqen e rradhes.

  4. Eshte shume e thjeshte. si shprehja, “luhet ne detaje” … ose “ska problem se gje e vogel eshte…”. Nese presidenti eshte vertete Burre Shteti duhet te kerkoje urgjentisht shkarkimin e Dvoranit, per shkleje te hapur te dispozitave Kushtetuese, e thjeshte fare. Mut se mut jemi, qe te mos behet kala me mire te pastrohet nga keta funderrina te keqperdorura si Dvorani, qe ne fillim dhe ta flakim tutje uturakun qe te mos na vije era per nje kohe te gjate…………

  5. Ka dicka tjeter ne kete histori. Besnik muci dhe te gjithe ata qe do zgjedhe meta do ngecin me pas ne veting. As muci ska kaluar ne kpa. Me pas meta nuk zgjedh me se i kalon afati dhe hyn ne loje pikezimi

  6. Rezultati I votimit per meten ka qene 5-2 nga kjo dyshe njeri eshte dvorani nje passktesi e qellishme e shkullakut,kerkojeni ne internet o shpellare pastaj hani mutin e likes

  7. Elsa Toska eshte mbesa e Ermir Dobjanit, vajza e vellait. Avokat i Popullit nga 2000 deri 2010
    Nje njeri i lidhur me PS i cili e ka mbeshtetur mbesen e tij ne karieren e saj.

    Ska asnje gje te keqe , mbesa e dikujt do jete tek e fundit, vjen ere nepotizem por thelbi eshte a eshte kjo e afte per gjykatese kushtetuese ???
    dhe a garanton kjo barazpeshe ne kete gjykate duke qene e lidhur me partine socialiste ??

  8. Keto te dyja skane punuar as nje dite pune si gjykatese, as si avokate te shquara kane qene keshilltare teThimio Kondit e Fehmi Abdiut . apo keshilltare te tere gjykatesve qe vetingu i nxorri ose hajdute ose te paafte ?

    Keto vetem mesim kane dhene ne Shqiperi, tek universitetet tona qe jane medet. nuk shohim dot nese kane dhene nje ore leksion diku jashte, kane punuar rrogetare neper zyrat e gjykates kushtetuese . kane bere noi trajnim jashte ose kane shkuar per studime . Pa dashur ti hyjme analizave profesionale , cfare kane bere keto e te jene te shquara per keto pozicione???
    Keto jane nivel medioker per ate pozicion ku do shkojne. sepse partia i ka emeruar tashme

    Te dyja keto vete skaluan as testin e magjistratures!!!

    E as Fiona- se mos i ngel hateri ?

    Tall trapin Edi Rama

  9. Ti mor shpellar do neper keto gjykata tom ndrecen dizdarin gruan e fullanit bashkimin thanzen qe ishte denuar per vjedhje ordinere ne itali keta doni ju shpellare se kishin eksperience me krimin trafikantet e droges dhe ish hetuesit e enverit,rrace omgj jeni o shpellaret e salihut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *