• |
ide | kryesore

Shiste kanabis pranë shtëpisë, arrestohet 25-vjeçari

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia ka arrestuar ditën e sotme një 25-vjeçar i cili u kap në flagrancë duke shitur kanabis në ish-parkun e autobusëve.

Në pranga e policisë ra shtetasi K. Dh., 25 vjeç, banues tek ish- parku i autobusave në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti 44.2 gramë lëndë narkotike kanabis të ndarë në doza të vogla të futura në qese farmaceutike gati për shitje.

Po kështu iu gjet edhe një sasi vlerash monetare prej 64.950 lekë të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Njoftimi i plotë i policisë

Finalizohet një tjetër operacion për parandalimin dhe goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla. Operacioni  policor i koduar “Furnitori”, i zhvilluar nga Forca e Posaçme Shqiponjat dhe Shigjetat në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2 dhe Seksionin për Hetimin e Narkotikëve.

Sekuestrohet lëndë narkotike kanabis e ndarë në doza gati për shitje, si dhe një sasi e konsiderueshme parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike. Vihet në pranga shpërndarësi i lëndës narkotike. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla, gjatë mbrëmjes së djeshme është organizuar dhe finalizuar një tjetër operacion për këtë qëllim.

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas po shpërndante lëndë narkotike në zonën  “Ish-parkut të autobusave”, strukturat policore të DVP Tiranë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Furnitori”, në kuadër të të cilit u  bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– K. Dh., 25 vjeç, banues tek ish- parku i autobusave në Tiranë.   Forca e posaçme Shqiponjat në bashkëpunim me Forcën e posaçme Shigjetat, me Komisariatin e Policisë Nr.2 dhe Seksionin për Hetimin e  Narkotikëve në DVP Tiranë, lokalizuan vendndodhjen e shtetasit të lartpërmendur duke bërë kapjen në flagrancë të tij në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në zonën e ish-parkut të autobusave, në rrugën “Ndre Mjeda”, Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik, policia i gjati 44.2 gramë lëndë narkotike kanabis të ndarë në doza të vogla të futura në qese farmaceutike gati për shitje, si dhe  një sasi vlerash monetare prej 64950 lekë të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit K.Dh., për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *