• |
ide | kryesore

Video/ I mbyturi të mbyt: Flamurtari i merr pikë, Partizanit nuk përfiton nga java në favor

Sport, Video



Partizani del me barazim nga Vlora përballë Flamurtarit dhe ndoshta tani ka komplikuar titullin. Problemet e jashtëzakonshme të vlonjatëve kanë bërë që të konsiderohet se kush lë pikë kundër tyre i ka minus në garën titull. Të kuqtë e Franko Lerdas dominuan fushën, por jo rezultatin dhe tani, renditja flet njësoj si para ndeshjes, me kryeqytetasit që nuk përfitojnë nga humbja e papritur e Bylis, dorëzimi i Kukësit e barazimi i Tiranës. Avantazh ishte edhe fakti që luante i fundit, për javën e 12, pa përmenduar që luante kundër vendit të fundit, që në 11 javët e para kishte marrë vetëm tre barazime dhe 8 humbje. Nuk është se fitoi Flamurtari edhe kundër Partizanit, por për ta është njësoj sikur të kishte ndodhur e për ekipin e Lerdas njësoj sikur të kishte humbur.

Instalimi në gjysëmfushën vlonjatë për gjithë pjesën e para nuk is solli asnjë produktivitet Partizanit, e të mendosh që italiani kishte vendosur të ishte ofensiv me 4-3-3 që kishte rezultuar pothuaj gjithnjë produktiv. Mungesa e Solomon ka peshuar, me Bardhin që nuk bënte dot rolin e nigerianit, sidomos kur përballë ishte edhe një Moçka në formë të shkëlqyer. Gjërat u dukën ndryshe në pjesën e dytë, kur Belica kaloi në avantazh të kuqtë pas 9 minutash nga rifillimi. U dukën, sepse entuziazmi zgjati vetëm 4 minuta me Flamurtarin që barazoi shifrat me Bajram Nebihin. Pikërisht aty ishte pika e kthesës, me Partizanin që e kuptoi se mund të mos fitonte, e vlonjatët se mund të dilnin me pikë përballë kampionëve në fuqi.

Në fund, Flamurtari dhe Partizani ndanë pikët, me kampionët që nuk shfrytëzojnë shansin të shkëputen, por gjithsesi mbajnë vendin e parë me 22 pikë. Vendi i fundit për Flamurtarin, që shkon në 4 pikë, pas barazimit të katërt të marrë këtë kampionat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *