• |
ide | kryesore

Video/ Laçi poker fitoresh: hakmarrja e Cungut rrezikon Duron

Sport, Video



Në shtëpi një fortesë, me Cungun vetëm një gol në katër ndeshjet e fundit, në të cilat kanë shënuar 11 herë për të marrë katër suksese radhazi që e projektojnë drejt kreut. Por nëse ardhja e teknikut ka tranformuar totalisht performancat në fushë të kurbinasve, amerikani Nëabueze është lideri i fushës me 12 gola në po kaq javë. Golashënuesi i Superiores ka tundur rrjetat 8 gola në 5 javët e fundit, ku e ka gjetur golin në cdo takim e kundër Kukësit ka vendosur me një penallti, pas prekjes me dorë të topit nga Teqja.

Nuk ishte ndeshja më ritmike, me Kukësin që tentoi gradualisht të mbante ritmin e ulët për ta goditur kundërshtarin në momentin më të përshtatshëm. Pa Shkurtaj e Abazaj Duro nuk kishte në duar mekanizmin ideal, por Daku e Gavazaj u munduan të jepnin dicka më shumë, për të zgjidhur ndeshje, gjë që në fakt nuk ndodhi.

Laçi e kuptoi që Kukësi kishte limite dhe e shtoi ritmin pas rifillimit, duke krijuar probleme për prapavijën e Bluve, por sfidën në fakt e vendosi një episod në minutën e 63. Teqja preku topin me dorë brenda zonës, që Hamiti e vlerësoi penallti, pavarësisht protestave të forta të kuksianëve. Nëabueze fiksoi golin e ndeshjes, të 12 për të, që i dha suksesin e katërt radhazi kurbinasve. Kukësi më tepër protestoi kundër penalltisë, se reagoi për të ndryshuar rrjedhën e lojës, që në fund la Blutë me 18 pikë, dy larg zonës së playoff, ndërsa Laçi me 19 pikë vë në shënjestër vendin e parë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *