• |
ide | kryesore

Video/ Spektakël dritash: stadiumi Air Albania futet në histori që në debutim

F1, Sport

Stadiumi i ri është gati të presë Kombëtaren, “Air Albania” ka hapur dyert për tifozët në ndeshjen test, që do ti hapë rrugën zbritjes në tapetin e gjelbër të tij të kampionëve të botës. Vllaznia-Apolonia për kampionatin e femrave është ndeshja që do të luhet për të testuar efikasitetin dhe besueshmërinë e impiantit, përpara se në të, të luajnë Mbappe, Griezmann e të tjerët. Impianti është i destinuar të futet në histori, me mirëpritjen e të parës ndeshje me drita të futbollit të femrave në vendin tonë.



Spektakël dritash, fonia impresionuese dhe një impiant modern që po magjeps të gjithë ata që kanë dashur të ulen në tribunat e tij për të parën herë, pikërisht në ndeshjen e inaugurimit. Pavarësisht rezultatit të ndeshjes mes Vllaznisë e Apolonisë, dy skuadrave që kryesojnë kampionatin e femrave, të gjithë mbrëmjen e sotme ndihen fitues…




6 Comments

  1. Po me kullen c pate qysh ne fillim o Andi.
    Tribuna e vipave per biznese.
    Po te behej si i Liverpoolit mund te arrinte 25000 vende.

  2. Gezon populli paqedashes! Shume gezime ka patur keto kehet e fundit. Ja dhe mini-schengeni po afron, stadiumin e beme super classss, me pak kulle si te jashmit, reforma per zhdrejtesi po ecen fuqishem, digitalizimin e beme. Ca doni me teper mor njerez?! Jemi pak me te dhjere se fqinjet, por ama jemi krenar, se po ecim ne drejtimin e duhur.

  3. Herokokmishmash i shkon si emer. Gje me te shemtuar nuk di te kete. Po po te kete ma thoni ta shoh. Shume rende shume rende jane. Shume fare. E ka prere shiritin?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.