• |
ide | kryesore

Video/ Strakosha heroi i Lazios: pret penalltinë dhe i dorëzon fitoren Inzaghit

Sport, Video



Lazio është e pamundur në shtatë javët e fundit të kampionatit me 5 fitore e dy barazime e për të parën herë nga prilli 2015 ka realizuar të paktën dy gola në shtatë sfidat e fundit radhazi të Serie A. Nëse për realizimet merita është krejtësisht e Immobile, Luis Alberto e Correas, që me golin e shënuar kundër Lecce ka shkuar në kuotën 6 duke kaluar rekordin personal, seritë pa humbje kanë gjurmën e Thomas Strakoshës, vendimtar edhe kundër Lecce.

Një penallti e pritur në minutën e 67, një ndërhyrje shpëtimtare ndaj Babacar e shumë pritje të komplikuara gjatë ndeshjes, e bënë portierin e kombëtares shqiptare të përjetojë një pasdite absolutisht si protagonist.

4-2 është imponuar Lazio kundër një Lecce të mirë, duke vazhduar vrapimin drejt zonës së lartë të renditjes me 24 pikë. Në Olimpico bardhekaltrit zhbllokuan ndeshjen me Correa (30′) por u rikuperuan në pjesën e parë nga Lapadula (40′). Në 45 minutat e dyta skuadra e Inzaghi shpërtheu me Milinkovic (62′), Immobile (penallti 77′) e Correa (80′). I kotë goli i La Mantia pesë minuta nga fundi, që nuk ndryshoi dot fatet e lojës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *