• |
ide | kryesore

Aksident tragjik, si humbi jetën një tjetër 17-vjeçar dje në Tiranë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Dje një aksidenti i rëndë ndodhi në darke në aksin rrugor Mjull Bathore në drejtim të Saukut tek rruga e TEG, ku humbi jetën një 17-vjeçar.

Mjeti tip ‘Benz’ me targe AA 131 ZZ, me drejtues shtetasin me inicialet F. F., ka humbur kontrollin dhe ka goditur një ‘Porche’, i cili ka qenë i ndaluar në karaxhatë.

Nga verifikimet e policisë shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara çka ka bërë që mjeti të humbasë kontrollin. Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen pasagjeri, i cili ndodhej në mjetin ‘Benz’, shtetasi me inicialet K. V., 17 vjeç dhe janë dëmtuar lehtë 3 shtetas të tjerë të cilët kanë qenë pasagjer në të dy mjetet e aksidentuara.



2 Comments

  1. Cdo dite aksidentohen njerez ne te njejtin vend, dhe shteti nuk merr asnje mase thotë:

    N q se ne ndonje vend tjeter te botes ne te njejtin vend do ndodhnin aksidente te shpeshta, policia do e bllokonte kete vend urgjentish deri ne nje zgjidhje tjeter.
    Kjo ministria e transportit, apo policia a ekzistojne ne kete vend apo jane thjesht nen urdherat e oligarkise

  2. Sa do me shpejtesi, makina te ndaluara ne karaxhate vetem ne ate rruge shikon qe eshte rrethrrotullimi i vdekjes.
    Njerez qe nuk zbatojne asnje ligj dhe policia qe eshte komplet e paafte dhe dembele

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *