• |
ide | kryesore

Ambasadat e SHBA dhe BE, pro zgjedhjes antikushtetuese të Kuvendit

-Instant, Kryesore

Dy përfaqësitë më të mëdha diplomatike në Tiranë kanë mbështetur vendimin e deputetëve socialist dhe të opozitës së re të përkrahur prej tyre, për zgjedhjen nga kuvendi të dy anëtareve të reja të Gjykatës Kushtetuese. Megjithëse ky votim shkeli hapur nenin 178/2 të kushtetutës që përcakton radhën se si duhet ti përzgjedhin institucionet anëtarët që duhet të çojnë në këtë gjykatë (lexoje historinë të plotë këtu) dy përfaqësitë diplomatike e mbështetën atë.

Andi Bushati: Vrasja e dytë e reformës “amerikane” në drejtësi

Ambasada amerikane ishte edhe një hap para asaj të BE. Selia e rrugës së Elbasanit nënvizoi se “Votimi i sotëm i Parlamentit çon Shqipërinë përpara në ringritjen e Gjykatës Kushtetuese, një organ jetësor për llogaridhënien dhe ekuilibrat demokratike”, ndërkohë përfaqësuesit e Brukseli bënë një njoftim në Tëitter: “Ne e mirëpresim këtë vendim dhe presim krijimin e një Gjykatë funksionale sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Kjo mbështetje e njëkohësishme nga dy selitë mund të interpretohet si një paralajmërim për presidentin Meta, për të mos dekretuar ndonjë emër tjetër nga ato të tre që u lexuan në kuvend duke krijuar kështu një ngërç për ngritjen e Kushtetueses. Në pikën ku ka arritur vonesa e aplikimit të reformës në drejtësi, në vakumet e mëdha ligjore që kanë rrezultuar gjatë zbatimit të saj dhe pengesave që ka krijuar përpjekja e mazhorancës për të kapur drejtësinë, ndërkombëtarët po mundohen me çdo kusht ta çojnë përpara atë që njohet si projekti i tyre. Qoftë edhe kjo me çmimin e shpejtësisë që dëmton cilësinë.

©Lapsi.al

19 Comments

  1. ANDI BUSHATI kujton se kupton dhe di me shume se usa dhe be bashk.
    O BUSHAT, nuk ishe ti bashke me SHULLAKUN qe more ne qafe opoziten.
    Me iden tuaj te largimit nga parlamenti.
    Tani pse duhet tju mbajm per mendje ndritur juve. Kure e keni vertetuar qe jeni dy koqe kanari.

    1. Ahaah shume dakort me ju ! .. Keta anal-istat e medhenj qe marrin veshe nga te gjitha fushat , ekonomi, jurisprudence, shendetsi etj etj etj .. me artikujt e tyre debile nderzyen nje turme naivesh dhe injorantesh qe filluan te bertisnin me te madhe ne PD … DIGJNI MANDATET ,,, DIGJNI MANDATET. Dhe e vune Lulushin me shpatulla pas murit qe nuk kishte nga levizte me.

      Keta arrijne te manipulojne vetem ata mase te ndjeksve te PDs qe nuk kane ndryshim nga gomeret.

  2. Shoqja Ambasade:

    Ato te dyja NUK kaluan dot Konkursin e Magjistratures per tu bere Gjyqtare te Shkalles se pare,
    Udheheqesi Suprem i beri anetere te Gjykates Kushtetuese.

    Cfare dreqin po na prrallis????????

    Shoqja Ambasade:

    Shiti keto ne USA, po ta mbajti.

    1. Ne fakte ajo dashnorja e Alibeajt mori “maksimumin “e pikeve prandaj duhej emeruar gjyqtare e gjykates kushtetuese

  3. Shtet me kushtetute te shkermoqur.
    Kjo po ndihmohet dhe nga ata qe kushtetuten e kane te shenjte ne vendet e tyre.
    Si gaboi opozita me mandatet po gabohet rende me kushtetuten.
    Nd/kombetaret po nxitohen ne dem te imazhit te Shqiperise prej gogolit Rus. Popull i shumevuajtur i lene gjithnje ne harrese 108 vjecare.
    Hajdutet e politikes po livadhisin rreth e rrotull si me valset e Shtrausit. Mos u ngopshin e mos ju shkofshin ne bark paret e ketij populli
    Qe me te ardhurat per fryme ka dale i parafundit ne Europe e metej.

  4. shif shif
    po bohen bushati ne shkullaku avukata tashi
    i din shum mir ligjet e kushtetutes ne po i japin men t tjerve se si osht kushtetuta jon
    o karabushat e saliut, hani i mut te modh tashi se ja u than hashiqare ne amerika ne be se do bohet ashtu si thojn ato
    jo si ja u ka qefi juve sumshkatarrumave te tirones

  5. Doli dhe Gjermani , bashke me keta , si antikushtetuesi me i madh .
    Si tja bejme, tju tregojme vendin ketyre te huajve se na e nxine jeten ?
    Keta kur e vendosin per te te qi_e , o te qi_e me konsencus dhe me shtrengim dore ose te perdhunojne egersisht.

  6. Po pse investim i kujt ishtr reforma??
    Investimi i trump? Apo i merkel??
    Ishte investin i soros, vlahutin dhe lu qe ndodhet ne kirguzstanin e praruar.

    Kjo gje dihej.

    Kujtoni se u plas trapi shume??
    Leket i kan fut ne xhep.
    Po tamam leket.

    Per ca kujtoni se vijne ne shqiperi???

    Nje vend i.deshtuar dhe hambar hashashi krimi bandash dhe prostitutash.

    Vetingu ka deshtuar. Por per ambasadat nuk ka per tu pranuar.

    Per sa kohe kjo reforme boshe e deshtuar i sherben nje krimineli si rama& co, ketyre legenave zyrokrat tr ambasadave leket iu dalshin per hundesh.
    Nuk i vujn ata zullumet deshtimet apo shkaterrimet e rames

  7. dmth te gjith e kan gabim pervec metes dhe pd-se? Kjo qe beni ju eshte loje djallezore se e dini mire qe levizja e metes eshte thjeshte levizja e rradhes qe behet per te penguar ngritjen e gjykates kushtetuese.

  8. FAKE AMBASADOR PO PSE SKA RENDESI SE KUSH DHE SI ZGJEDHET VETEM TE ZGJEDHET DHE ENVER HOXHA BENTE ZGJEDHJE DHE I PERCAKTONTE VETE SI DONTE JEMI SI NE 1945 KUSH JANE KETA FAKE ABASADOR SORJAN RILINDAS.

  9. Udheheqesi Suprem SOT emeroi 2 gjykatese, me nivel te ulet.

    NUK kaluan dot provimin per Gjykatese te thjeshta, I beri Super Gjykatese

    Sa shemti

  10. Ska problem se i ka emruar ai we koloi vetingun me pasurine 1 miliard ku 100 000 dollare dhurat nga motra…..hajde çorbe derri

  11. Ne njè shtet normal keta lloi ambasadorsh do i shpallnin Non.grada ATA sot per sot jan njerzit me te urruer ne shquperi .prsndaj thon se askush si mer serjozisht deklaratat e tyr

  12. Atyre ju intereson vetem forma dhe jo reforma. Fakti qe ata kane mbyllur sy e vesh para trafikut te droges nuk i plas shume trapi se kush zgjidhet dhe si zgjidhet anetari Gjykates Ckushtetuese. Ata duan thjesht te raportojne qe po “bejne” punen dhe kaq te tjeat pak rendesi kane ne nje vend qe akoma konsiderohet si i botes se trete

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu