• |
ide | kryesore

Arresti me burg/ Kajmaku ndëshkohet se tradhëtoi partinë

-Instant, Kryesore

“Nëse mashtron për të gënjyer qytetarët, ti je njeri i nderuar, por nëse e bën këtë për t’ia hedhur partisë, ti mund të përfundosh në burg”. Ky është konkluzioni që mund të nxirret pas urdhrit të prokurorisë për të arrestuar ish kryebashkiakun e Vorës, që e katapultuan në krye të këtij qyteti, votimet e 30 qershorit. Prokuroria e Tiranës bëri të ditur sot se ka shpallur atë në kërkim, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale, të ‘Shpërdorimit të detyrës’, ‘‘Falsifikimi i formularëve’ dhe ‘Ushtrimi i funksioneve pas dhënies fund të detyrës’.

Vetëm 11 ditë më parë, Kajmaku, u shkarkua nga detyra me një vendim unanim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), pasi nuk kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit faktin që ishte arrestuar në Greqi dhe se ndaj tij kishte patur një procedim penal në shtetin fqinj. Por për një kohë të gjatë për këtë mëkat, edhe partia edhe organi i akuzës e mbrojtën Kajmakun. Rama bënte humor në studio televizive me refrenin e famshën: “Kajmaku, gjiza, kosi djathi”, ndërsa prokuroria shpiku lojën e njeriut të pagjendur nga posta për të mos proceduar kundër tij.

Por kur pavarësisht nga mbrojtja politike, Kajmakut i erdhi fundi, pasi nga shteti fqinj erdhën dokumentat zyrtare të dënimit të fshehur prej tij, ai bëri një gabim fatal.

Me bindjen e një të forti, të denjë për ata modele që di të zgjedhë Rilindja, ai i hoqi partisë që e kishte zgjedhur të drejtën për ta zëvendësuar me një nga dy ish nënkryetarët e tij. Në largim e sipër ai i pushoi nga puna të dy ata, duke emëruar aty shefin e vet të kabinetit, me ëndrrën për ta drejtuar Vorën me delegim.

Pikërisht kjo tradhëti ndaj PS-së me sa duket do ti kushtojë shtrenjtë, sepse menjëherë ndaj tij është vënë në lëvizje prokuroria.

Pikërisht ajo prokurori që e mbrojti nga denoncimet e opozitës, që nuk filloi procedim ndaj tij për gënjeshtrat në formularin e dekriminalizimit, nxitoi të kërkonte arrestin me burg, kur Kajmaku i hapi andrralla PS-së për ta zëvendësuar.

Pra faji i tij i vetëm nuk qe se gënjeu zgjedhësit. Për këtë do të shpëtonte ashtu sikurse shumë të tjerë që kanë mashtruar në formularët e dekriminalizimit. Faji i tij qe se bëri dokumenta fallco për ti penguar PS-së që të vendoste atë që donte në krye të Vorës. Dhe për të tilla ‘krime” prokuroria nuk të fal.

©Lapsi.al

4 Comments

  1. Doni mut ju te lapsit Gazetar leshi. Edhe po te mos denohej do thoshit nuk e denoj partia.Jeni sherbetore te familjes Berisha.

  2. O edrama ja ke qi robt muhabetit mire qe ky loqja sduhet te kandidonte fare por nuk cohet njeriu ne burg qe te drejtoje bashkine nje karakurve qe ska asnje lidhje me voren se me ps jo se jo. Ajo topcja mutit qe ke vene ministre dashka dhe bashkine e vores se nuk i del “rroga” atje ku eshte…turp i madh per bese

  3. Ajo topcja qe thua ti me lart shume e forte na dolli. Se kur hap gojen e flet ne TV duket si delikate . Pa lidhje zeri me figuren. Po ligjin po ben ne parti e qeveri. Nuk e shikoni edhe ishi i saj mgjs nuk jane me bashke prape me mish e me shpirt punon per “kauzen “ . Pa dyshim qe eshte e afte. Ps. Mos harroni se ndryshimi midis atyre dje dhe neve sot eshte qe ne nuk i mbrojme shkelesit e ligjit. Po dolen flaket se per tym nuk pyesim ne. Keshtu do justifikohen neper studio. Kjo eshte direktiva e qendres.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu