• |
ide | kryesore

Bale bëhet çështje: grumbullohet nga Uells, por për Real është i dëmtuar

Sport



Në kampin e Real Madrid shpërthen përsëri cështja Bale, që në verën e kaluar u duk i destinuar të largohej nga merengues. Sulmuesi nuk luan që nga data 5 tetor për shkak të një dëmtimi muskular në pulpë, të paktën sipas versionit zyrtar. Sidoqoftë tekniku i Uellsit, Ryan Giggs, e ka grumbulluar për sfidën e dyfishtë të kualifikueseve në Euro 2020 kundër Azerbaixhan e Hungarisë e lojtari, të hënën, është stërvitur rregullisht me kombëtaren e tij. Ky është edhe motivi përse zërat mbi të, përmes medias spanjolle, janë ndezur sërisht. Eshtë apo nuk është i dëmtuar?

Shumë kanë lënë të kuptohet se ai i Bale mund të jetë një “dëmtim diplomatik”, duke parë se uellsiani në Madrid nuk është më një zgjedhje e parë e Zidane dhe në janar mund të bëjë gati valixhet. Në verë Bale kshte kërkesa nga Kina, ku shumë klube mund të kthehen në sulm për sulmuesin. Edhe në Itali nuk mungojnë vlerësuesit për Bale, në vecanti Inter i Conte, që pas dëmtimeve të Politano e Sanchez, në sulm i ka lojtarët të numëruar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *