• |
ide | kryesore

Banorët e “Astirit” në ankth, nesër shkojnë fadromat për t’i shembur shtëpitë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas paralajmërimit të INUK se sot në mëngjes ishte afati kur banorët e Astirit duhej të lironin banesat pasi do të zhvillohej aksioni për shembjen e tyre, banorët kanë dalë në protestë për ta kundërshtuar këtë vendim. Por aksioni është shtyrë për orët e para të ditës së martë.

Mësohet se mjetet e rënda të INUK do të mbërrijë në orën 05:00 të mëngjesit të nesërme në “Astir” dhe aksioni për shembjen e banesave do të nisë një orë më vonë, pra në orën 06:00, ndërkohë që po në këtë orë do të mbërrijnë edhe mjetet e shërbimit zjarrëfikës.

Nga ana tjetër banorët e “Unazës së Re” paralajmërojnë se do të qëndrojnë përgjatë gjithë natës në gatishmëri. Mjaft prej tyre kanë lënë shtëpitë dhe kanë dalë në rrugë në shenjë proteste. Organizimi i tyre ka nisur në rrjetet sociale që pasditen e kësaj të hëne, duke iu bërë thirrje banorëve që të dalin në protestë. Protestës i janë bashkuar në këto momente edhe gra, fëmijë e të moshuar, pavarësisht se temperaturat janë në ulje.



9 Comments

  1. ky popull nuk ka ndjeshmeri dhe solidaritet per te perkrahur banoret e unazes te cilet kjo qeveri e koruptuar po u shkatron shtepit mundin e nje jete te ter

  2. Me qene prona ime aty do kishte ndodhur masakra me e madhe ne europ ndaj punonjsve te nje narkoshteti. INUKu edrroga dhe lalibytha te shkojn me arkivol me vete

  3. Dy duar per nje koke, por opozita ben gabim qe nuk dergon nje pjese te mbeshtetesve atje per te bere rezistence popullore . Do fitonte shume pike

  4. Cecenet e astirit paten nje vit kohe per te rregullu punet e tyre ose per te pranu oferten e qeverise. Ato zgjodhen me i vajt nga mbrapa cunit te fuksit dhe ishin te paret ne protestat antiqeveritare me mendjen se po vje Lyli ne pushtet.

    Kane vjedh pronen dhe per me keq duan ta legalizojne me dhune. Asicik nuk me vjen keq. “Partia e djathte” opozitare i morri ne qafe – ata edhe veten.

  5. Te gjithe ne mbrojtje te unazes. Aty ndahet qytetaria nga barbaria. Poshterimi i kushtetutes, konventes europiane te te drejtave te njeriut dhe dinjitetit njerezor jane pasojat e ketij akti kriminal qe na prekin te gjitheve, pertej thjesht humbjes se pronave te qendrestareve te astirit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *