• |
ide | kryesore

Dy anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese, reagon edhe ambasada gjermane në Tiranë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ambasada Gjermane ka reaguar pasi maxhoranca dhe opozita e re bashkuan sot votat në Parlament për të zgjedhur 4 anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese.

Në një deklaratë për mediat Ambasadori Peter Zingraf shkruan se në rrugën drejt një Gjykate Kushtetuese funksionale është e rëndësishme që të gjithë aktorët të marrin përgjegjësitë e tyre.

Ndërsa përshëndet vendimin e sotëm të Parlamentit, Zingraf shton se “Bundestag-u e ka theksuar se sa e rëndësishme është rivendosja në funksionalitet e Gjykatës Kushtetuese edhe për procesin e përafrimit të Shqipërisë me BE-në”.

Deklarata e plotë:

Në rrugën drejt një Gjykate Kushtetuese funksionale është e rëndësishme, që të gjithë aktorët të marrin përgjegjësitë e tyre në emërimin e gjykatësve kushtetues dhe të mos humbin fokusin. Ne përshëndesim vendimin e sotëm të parlamentit shqiptar. Bundestag-u Gjerman e ka theksuar në vendimin e tij të datës 26 shtator 2019 se sa e rëndësishme është rivendosja në funksionalitet e Gjykatës Kushtetuese edhe për procesin e përafrimit të Shqipërisë me BE-në. Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë në përforcimin e drejtësisë dhe shtetit ligjor.



10 Comments

  1. Edhe keta i bleu rama???
    Cohuni o trimat e saliut, dhe filloni sulmin.
    Se kjo nuk durohet. Po na bejn ligjin ca gjerman amerikan e italian. E nuk po degjohet fare lideri botror sali.
    TURP. TURP. TURP.

  2. Gallate gallate gallate.
    Komedi komedi komedi
    Lufte e papare kushtetutes.
    Mjafton te shmangim rrezikun rus.
    E filloi Lu ja devijimin e reformes ne drejtesi dhe po e vazhdojne te tjere me norme.

  3. Uroj te jeni po kaq sportive dhe sarkastike kur drejtesia e re “e pavarur”, te bjere ne nje menyre apo nje tjeter mbi kokat tuaja prej militantesh te kuq e trushpelare

  4. o rilindas o rrace felliqesirash e krimbash qe vetem per popullin e per ligjin nuk mendoni. Do te vije 1 dite edhe fundi juaj. Nuk me rruhet per Meten por sinqerisht me duket shume pozitiv kur e krahasoj me ju. Po pse ore me karrociere do e beni gjykaten kushtetuese ju? Dhe perse nuk e ndoqet ligjin ne menyre rigoroze. E kthyet nga gjykate ne cirk-gjykate.

    1. O PDist o kurve kanalesh, cilat nga ato grate qe u zgjodhen sot ishte ‘ karrociere ‘ ? Shiko CV e tyre. mos bej gam gam vetem se nuk te pelqen qe gykata kushtetuese po formohet.
      Do rrojme dhe do shohim se fundi kujt do vije nje dite .

  5. Ndreca,dizdari,fullani gruaja,andrea,hajduti thanza i denuar dhe te tjere kriminele te drejtesise keto doni ju shpellare te salihut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *