Dalin fakte të dyshimta për dy kandidatet që kryetari i KED, Ardian Dvorani do ti imponojë si gjykatëse kushtetuese duke shkelur ligjin dhe duke anashkaluar kreun e shtetit.
Pse u përplasën Meta dhe Dvorani/ Loja e pisët për të kapur kushtetuesen
Dokumentat zyrtare tregojnë se Arta Vorpsi dhe Elsa Toska, dy kandidatet e preferuara te socialisteve, për në Gjykatën Kushtetuese, nuk kanë fituar konkursin për t’u regjistruar në Shkollën e Magjistraturës dhe për tu bërë më pas gjytare, por do të përfundojnë drejt e në Gjykatën e lartë.
Vorpsi dhe Toska, morrën pjesë në një testim nga Shkolla e Magjistraturës në Maj 2018 ku duhet të arrinin një minimum prej 60 pikësh, edhe pasi të kalonin me sukses procesin e rivlerësimit, kishin mundësinë të fitonin statusin e magjistratit. Por juristet Arta Vorpsi dhe Elsa Toska nuk kanë marrë më shumë 56 dhe 57 pikë.
Por fakti që të dyja kandiatet nuk fituan dot statusin e magjistratit, me qëllim që të mund të emëroheshin si gjyqtare në Shkallën e Parë, nuk e ka penguar Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, që t’i rëndisë në mënyrë të dyshimtë të dyja kandiatetet në vendin e parë për t’u bërë gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese. Kjo vendimmarrje e KED të kryesua r nga Adrian Dvorani ngre shumë pikëpyetje për procedurat e ndjekura për vlerësimin e tyre. Si është e mundur që një kandidatë që nuk kalon dot “klasën” për t’u emëruar gjyqtarë i shkallës së parë, mund të emërohet në gjykatën më të lartë në vend – Gjykatën Kushtetuese.