• |
ide | kryesore

Flet babai i Alvinit: I kam parë shumë shenja plagësh në trup

Lajme, Të fundit



Alvin Berisha është kthyer në shtëpi dhe familja e tij dha një intervistë ekskluzive në Open në Top Channel. Afrim Berisha, i ati i 11-vjeçarit foli për takimin e parë me të birin në Siri.

“Ishte një emocion i fortë. Me tha më merr me vete. Kur u desh të largohesha e ta lija aty, Alvini mendoi se do ta lija aty dhe s’do të kthehesha më. Ambasadori më tha që djali do të dalë. Aty sikur mu pre shpresa. Nuk isha i bindur që po dola aty pa Alvin do të mund të hyja prapë” – tha Afrim Berisha.

Afrimi tregoi se Alvin ka marrë edhe plagë të tjera gjatë luftës në Siri.

“Përveç thembrës të i plagosur edhe tek kofshët. Do bëj analiza për të parë nëse shëndeti i tij është në rregull. Kur Alvini e pa që po i shikoja plagët u vu në siklet” – tha Afrim Berisha.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *