• |
ide | kryesore

(FOTO) Aksidenti në Gjirokastër, makina mbi limitin e shpejtësisë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Personi në fotoj më poshtë humbi jetën sot pas mesnate në aksin rrugor që lidh lagjen Gerhot me rrugën nacionale në Gjirokastër.

Si pasojë e daljes së mjetit nga rruga, ka humbur jetën pasagjeri Julian Loloçi, ndërsa është plagosur Erlind Hysenaj, i cili ishte drejtues i makinës.

Sipas policisë, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E.H., ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një mur.

“Për pasojë ka humbur jetën pasagjeri që ndodhej në mjet, shtetasi J.L., 34 vjeç, banues në Gjirokastër dhe ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, shtetasi E.H., 33 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili ndodhet në spital”, sqaron policia.

Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë së tejkaluar.

Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *