• |
ide | kryesore

FOTO/ Thaçi takon Macron: Gati të nisim dialogun me Serbinë

Lajme, Të fundit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pasur një takim me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, me të cilin ka biseduar për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për perspektivën euroatlantike të Kosovës dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor. Siç njofton Presidenca e Kosovës, Presidenti Thaçi u shpreh se Kosova është e vullnetshme dhe e gatshme për marrëveshje paqësore me Serbinë.


“Jemi të gatshëm të vazhdojmë dialogun me Serbinë dhe të arrijmë një marrëveshje paqësore përfundimtare, që do të sjellë njohje të ndërsjellë dhe anëtarësim në Kombet e Bashkuara”, – është shprehur presidenti Thaçi në takim me presidentin Macron.


“Kjo do të thotë rrumbullakim i konsolidimit ndërkombëtar të Kosovës”, – ka thënë presidenti Thaçi, duke shtuar se “kjo do t’i hapë rrugë investimeve nga jashtë”.

“Kjo do të thotë zhvillim për Kosovën. Kjo do të thotë më shumë mundësi për prosperitet, për jetë më të mirë, për të gjithë qytetarët e Kosovës”.

Presidenti Thaçi në takim me presidentin Macron ka folur edhe për perspektivën euroatlantike të Kosovës.

“Kosova ka vetëm një synim: anëtarësimin në NATO dhe BE. Asgjë nuk na lëkund nga ky synim dhe asgjë nuk na lëkund nga kjo rrugë”, – ka thënë presidenti Thaçi.

Presidenti Macron ka shprehur përkrahjen e tij për paqe të qëndrueshme dhe zhvillim në Kosovë dhe në tërë rajonin tonë. Presidenti Thaçi e ka falënderuar presidentin Macron për përkrahjen e tij për Kosovën dhe tërë Ballkanin Perëndimor.

2 Comments

  1. Historikisht Franca nuk ka pasur ose nuk e kane lejuar qe te kete rrol ne Rajonin e Ballkanit. Keshtu qe harojeni qe Makroni do humbasi kohe ne nje rajon ku ska interesa. Ketu perplasen interesat Amerikane, Ruse, Turke e Gjermane. ( Ne qofte se Gjermania merr persiper ish interesat e Austro-Hungarise)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu