• |
ide | kryesore

‘Inventing Anna’, dokumentari për mashtruesen në New York

Paparazzi, Slider



Krijuesja e “Grey’s Anatomy”, producentja Shonda Rhimes, ka bërë bashkë emra të njohur të kinemasë për realizimin e serialit me 10 episode, “Inventing Anna”.

Shkruar nga Rhimes, në “Inventing Anna”, një gazetare (Anna Chlumsy) do të përpiqet të hetojë mbi çështjen e Anna Delvey-t (Julia Garner), e cila duke u hequr si trashëgimtare gjermane, arriti të fitonte zemrat e shumë njerëzve të pasur në Nju Jork, të cilët i mashtroi duke i vjedhur shuma të mëdha parash. “Inventing Ana” do të përpiqet të ngrejë në pikëpyetje figurën e Anna-s, ëndrrën amerikane, lidhjet e errëta për t’i dhënë përgjigje dilemës: Kush është Anna Delvey?

Anna Vadimovna Sorokina, e lindur në vitin 1991, u transferua nga Rusia për në Nju Jork në vitin 2013. Asokohe, ajo krijoi një identitet të rremë. Hiqej si Anna Delvey dhe pretendonte se ishte një trashëgimtare e pasur gjermane. Pasi mbaroi shkollën e mesme në 2011-n, Anna u transferua në Londër për të ndjekur shkollën e artit Central Saint Martins, por nuk e mbaroi dhe u shpërngul në Gjermani. Pasi punoi si praktikante në një firmë për marrëdhënien me publikun, u transferua në Paris ku punoi në një internship të revistës Purple. Aty, filloi ta quante veten Anna Delvey.

Anna Sorokin e ndryshonte vazhdimisht historinë e trashëgimisë së saj dhe pretendonte se kishte një fond prej 60 milionë euro në bankë, në mënyrë që të justifikonte qëndrimet në hotele luksoze. Ajo u thoshte miqve, figura të pasura në Nju Jork, se kishte vështirësi në tërheqjen e parave, në mënyrë që ata të paguanin për të.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *