• |
ide | kryesore

Jamie Lee Curtis tregon periudhën depresive në jetën e saj

Paparazzi, Slider



Jamie Lee Curtis, ka folur për betejat me vartësinë dhe raportet me babanë e saj të ndjerë, Tony Curtis.

Aktorja tregoi në një intervistë për Variety se ishte e bezdisur, por edhe si i kaloi vitet kur ishte e varur nga droga.

Tony ishte gjithashtu një aktor, i njohur për rolin e tij në filmin e vitit 1959, ” Some Like It Hot “, ku luajti së bashku me Marylin Monroe. Ai ndërroi jetë në vitin 2010 nga një atak kardiak në moshën 85 vjeçare. “Unë e dija që babai kishte probleme, pasi ne konsumonim drogë së bashku. Ishte një periudhë kur isha fëmija i tij i vetëm për të biseduar me të. Unë kisha gjashtë vëllezër, tani kam pesë. Vëllai im Nicholas vdiq nga një mbidozë e heroinës kur ishte 21 vjeçar. Por, unë merrja drogë me babanë. Kam marrë kokainë. Ai ishte shumë aktiv në shërim, rreth tre vjet. Por nuk kaloi shumë”, ka rrëfyer 60-vjeçarja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *